• |
ide | kryesore

OFL përfundon në Gjykatën Kushtetuese, shqyrtohet padia për aksion antiligjor

-Instant, Lajme, Të fundit



Operacioni Forca e Ligjit, njësisë operacionale e bujshme e policisë së shtetit, ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese, pasi është denoncuar si për një aksion të saj si anti-kushtetuese. Disa javë më parë një nga 255 subjektet që kanë deklaruar pasurinë e tyre në kuadër të operacionit Forca e Ligjit, ka dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Edlir Hysenaj të cilit iu dërgua formulari i OFL-së në datë 5 Shkurt të 2020, kërkon shfuqizimin si të papajtueshëm me kushtetutën të vendimit të dhënë ndaj tij, si subjekt i deklarimit të pasurisë. Hysenaj pretendon se i është sekuestruar një automjet në kuadër të OFL, vetëm pasi vëllai i tij rezulton i skeduar për drogë në Gjermani.

Ndër argumentet e tyre për rrëzimin e OFL-s dhe shpalljen e saj antikushtetuese janë mungesa e emergjencës për të nxjerrë Aktin Normativ si dhe zgjatjen e afatit edhe pas mbarimit të mandatit të saj më 31 dhjetor 2020. Pas shqyrtimit sot në seancë plenare Gjykata Kushtetuese është tërhequr për vendim.

Ndërkohë, Këshilli i Ministrave kërkoi shtyrjen e seancës, me qellim që të njihet me dokumentet.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *