• |
ide | kryesore

Tabaku: Kur propagandës i del boja, inceneratori i Fierit nuk është funksional

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku komentoi vizitën e zhvilluar, një ditë më parë, në inceneratorin e Fierit nga një grup deputetësh anëtarë të komisionit. Tabaku thekson në një postim në rrjetet sociale se dje qytetarët panë se inceneratori i Fierit nuk ishte funksional, nuk përpunohej asnjë mbetje ndonëse inceneratori ka marrë të gjithë pagesën nga qeveria.

“Që nga dita e parë që nisi Komisioni Hetimit të Inceneratorëve, mazhoranca përpos avokatisë së atyre që sot janë në kërkim dhe korrupsionit, ka kërkuar me ngulm vizitën tek inceneratorët. Dje, si komision ia plotësuam dëshirën dhe rezultati që pamë, ishte një tjetër provë e vjedhjes së 28 milionë eurove. Dje, qytetarët panë se inceneratori i Fierit nuk ishte funksional, nuk përpunohej asnjë mbetje, ndonëse inceneratori ka marrë të gjithë pagesën nga qeveria. Ndërkohë që duhet të kishte përfunduar 3 vite më parë! Ndërsa live gënjehej për 180 tonë mbetje që “përpunoheshin”, shqiptarët shihnin godina të bojatisura, por pa asnjë funksion”, tha Tabaku në një postim në Facebook.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *