• |
ide | kryesore

Aksident në Berat, plagoset njëri prej shoferëve

Arkiva



Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në dalje të qytetit të Beratit, në Kombinat. Dy mjete, njëri tip Hunday dhe tjetri tip ‘Ford Fokus’ janë përplasur me njëra-tjetrën, duke rrëshqitur disa metra në asfalt. Mësohet se shkak për këtë aksident është bërë një parakalim i gabuar i mjetit tip Ford Fokus, që jo vetë duke parakaluar gabim por edhe me shpejtësi të madhe, ka goditur nga prapa mjetin tip Hunday, duke e nxjerrë jashtë rruge.

Si pasojë e aksidentit, është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit tip ‘Ford Fokus’, ndërkohë që dëmet materiale llogariten të shumta, pasi njëri prej mjeteve është shkatërruar plotësisht në pjesën ballore. Si pasojë e aksidentit, është bllokuar për disa minuta qarkullimi në dalje të qytetit, deri në mbërritjen e policisë, që pasi bëri matjet paraprake, lëvizi mjetet për zhbllokimin e rrugës.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë rrugore, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *