• |
ide | kryesore

“Nëse s’do kishim interes, do ishim eleminuar që sot”: Josa përgjigjet për pretendimet e Laçit në Kupë

-Instant, Sport



“Çdo skuadër mundohet të ruajë ekuilibrat. Ne kishim qarkullimin e topit. Në këto raste kundërshtari të sulmon nga pozicione standarte siç mund të pësonim si në rastin e Krasniqit. Ishte kualifikim i merituar i yni duke parë sesi shkuan dy ndeshjet”. Mirel Josa bën një analizë të shpejtë, për kualifikimin e vështirë të Lacit të tij, që kërkoi 120 minuta dhe penalltitë për të kaluar Egnatian. Tekniku bën të kujdesshmin, duke i dhënë kreditet të tijve për kualifikimin e merituar, por rrogozhinasit ja bënë jetën të vështirë, edhe pse bardhezinjtë luanin në shtëpi kundër një skuadre në zonën e rënies nga kategoria.

Ndoshta në këtë pikë, ka ardhur edhe dyshimi për një neglizhencë të bardhezinjve: “Nëse nuk do të kishim interes atëherë do të ishim eliminuar që sot – tha Josa pas ndeshjes -. Ne jemi për të dy kompeticionet dhe objektivi ynë kryesorë është dajla në europë. Tani do mendojmë për ndeshjen me Dinamon. Do kemi mendjen tek rikuperimi i skuadrës. Për të fituar trofeun, janë 4 skuadra me pretendime. Përplasen dy vezë dhe njëra thyhet, duhet të jemi të kujdesshëm”. E këtë duhet ta bëjë me një ngarkesë lodhjeje më të madhe se kundërshtari: “Nuk doja të shkonte kështu loja, por ne do t’i bëjmë yzmetin që të jemi në gjendjen optimale në ndeshjen tjetër”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *