• |
ide | kryesore

Stërvitje ushtarake e përbashkët me Bjellorusinë, Rusia dërgon 30 mijë trupa në kufirin me Ukrainën

-Instant, Lajme, Planet



Rusia dhe Bjellorusia kanë nisur 10 ditë stërvitje të përbashkëta ushtarake mes frikës së vazhdueshme për një pushtim rus të Ukrainës. Bjellorusia është një aleat i ngushtë i Rusisë dhe ka një kufi të gjatë me Ukrainën, ndërsa kjo stërvitje e përbashkët pritet të zgjasë deri në datën 20 Shkurt. Shtetet e Bashkuara i kanë quajtur stërvitjet – që besohet se janë dislokimi më i madh i Rusisë në Bjellorusi që nga Lufta e Ftohtë – një lëvizje “përshkallëzuese të konfliktit”. Ukraina thotë se ato përbëjnë “presion psikologjik”. Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo plan për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht se grumbullon më shumë se 100,000 trupa në kufi.

Por SHBA dhe vendet e tjera perëndimore kanë paralajmëruar se një sulm mund të ndodhë në çdo kohë. Moska thotë se nuk mund të pranojë që Ukraina – një ish-republikë sovjetike me lidhje të thella sociale dhe kulturore me Rusinë – mund të bashkohet një ditë me aleancën e mbrojtjes perëndimore të NATO-s dhe ka kërkuar që kjo të përjashtohet. Ajo ka mbështetur një rebelim të armatosur në Ukrainën lindore që nga viti 2014. Bisedimet diplomatike që synojnë zbutjen e tensionit priten në të gjithë Evropën të enjten. Rreth 30,000 trupa ruse pritet të marrin pjesë në stërvitjet me Bjellorusinë.

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko është një aleat i fortë i presidentit rus Vladimir Putin. Kremlini e mbështeti Lukashenkon pas zgjedhjeve të diskutueshme në vitin 2020 që çuan në protesta. Një zëdhënës i Kremlinit i përshkroi stërvitjet e përbashkëta si serioze, duke thënë se Rusia dhe Bjellorusia po “përballeshin me kërcënime të paprecedentë”.

Ambasadori i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov, megjithatë i tha BBC se vendi i ti është pro gjetjes së një zgjidhje për krizën me Ukrainën. Ai tha se trupat ruse të vendosura aktualisht në Bjellorusi do të kthehen në bazat e tyre të përhershme pas stërvitjeve.



1 Comment

  1. Rusija don te ngrihet si bizantin te behet gjel.por nje levizje e mencur e prendimit e detyron te behet pul

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *