• |
ide | kryesore

Zgjatja e afateve të organeve të Vettingut, PD jep votën pro në Kuvend

-Instant, Lajme, Të fundit



Negociatat e ndërkombëtarëve për të marrë votën pro të demokratëve për shtyrjen e mandatit të organeve të vettingut duket se kanë dhënë rezultat duke arritur në një marrëveshje mes demokratëve dhe socialistëve ku secila palë ka lëshuar dhe kë marrë diçka.

Demokratët kanë vendosur tashmë që të votojnë pro projektligjit për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut duke marrë në këmbim kryerjen e Reformës Territoriale si edhe të asaj Zgjedhore.

Fill pas votimit të sotëm të deputetëve për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut, ata do ta çojnë kartonin për ngritjen edhe të dy komisioneve për zbatimin e kërkesave të demokratëve.

Reforma Territoriale dhe ajo Zgjedhore ishin dy kushtet kryesore të PD-së për të dhënë votën pro zgjatjes së mandatit të organeve të vettingut, ndërsa qendrimet mes palëve duket të jenë zbutur para ditës së sotme.

Një ditë më parë abcnews.al raportoi mbi negociatat mes palëve ku si fillim PS lëshoi pe në ecurinë e punës së Komisionit Hetimor për inceneratorët duke miratuar planin e hetimit, i cili kishte ngecur prej disa kohësh.

Ky ishte edhe hapi i parë dhe pritej që sot demokratët të bënin lëshimin e tyre duke dhënë votat pro zgjatjes së mandatit të organeve të vettingut.



2 Comments

  1. aha, lesh me qime , ku eshte drafti i reformes territoriae apo ygjedhore, mashtrim kurvickash nga lulushii

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *