• |
ide | kryesore

Juventus i pathyer e luftëtar: kështu Vlahovic transformoi edhe Moratan e Dybalan

-Instant, Sport



Njëmbëdhjetë ndeshje pa humbje në kampionat janë një arritje e mirë për Juventusin, që nga Atalanta te Atalanta, pavarësisht kalendarit asinkron, ka gjetur soliditet dhe siguri. 1-1 në Bergamo i arritur nga Danilo në fund erdhi si rrjedhojë e një sfide të luajtur me ritme shumë të larta në shtëpinë e një konkurrenti të drejtpërdrejtë për një vend në Champions League dhe ai gol i brazilianit, në kohën shtesë, rrezikon të bëhet i rëndë si një gur në pak muaj.

Titulli nuk është më një mendim, sipas Massimiliano Allegrit, por nuk është e vërtetë që nuk ka qenë kurrë. Distanca me Milanin, Interin dhe Napolin ishte e madhe edhe para Bergamos, por vetë trajneri la të rrëshqiste një frazë “nëse do të kishim fituar sot…” që i bën të qarta synimet ambicioze të Juventusit të tij.

Skuadra bardhezi paguan një fillim belbëzues të sezonit, por pikërisht me ardhjen e Vlahovicit dhe me lëvizjet e merkatos duket se është shndërruar në fushë, edhe pse ka ruajtur disa defekte kronike sidomos në fazën e mbrojtjes.

Serbi ka sjellë cilësitë e tij dhe mbi të gjitha dëshirën për tu imponuar brenda grupit të Juventusit e sidomos u ka rikthyer forcën atyre që tani luajnë përkrah tij. Morata po zbulon veten si një anësor i sakrificës me cilësi, më i rrezikshëm se më parë dhe i çliruar nga presioni i të qenit terminali i vetëm i manovrës së Juventusit. Dybala, nga ana tjetër, më pak i prirur për punën në mbrojtje, po gjen te Vlahovic një partner perfekt për sponde dhe kombinime në fushë. E gjitha kjo ndërsa vetë Vlahovic, edhe nëse nuk shënon, e kalon mbrëmjen duke bërë të përdorshëm topa të këqinj e duke dyluftuar me këdo, si me Demiralin.

Logjika dhe fjalët tani thonë se Juventusi duhet të luajë për një vend në Champions League, por ndërkohë nuk po humbet më dhe kjo është gjithashtu një lajm. Do të jetë Liga e Kampionëve për të bërë të qartë se çfarë mund të përballojë skuadra e Juventusit për sa i përket karakterit rotacioneve, ndërsa Dybala – në pritje të rinovimit që nuk po vjen – foli si lider: “I lumtur për 200 paraqitjet në Serie A me Juven, dicka më pak i kënaqur me rezultatin: duhet të vazhdojmë të punojmë për ndeshjet e ardhshme dhe të synojmë gjithnjë e më lart. Nuk duhet të kënaqemi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *