• |
ide | kryesore

Tensionet në Ukrainë/ Kryeministri Rama: Rusia nuk është armiku i Shqipërisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një bashkëbisedim me gazetarët shqiptarë nga Washingtoni, pas takimit të djeshëm me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë është ndalur edhe tek tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë. Rama tha se në lidhje me raportin me Rusinë, Shqipëria nuk mund ta trajtojë atë si një shtet armik. Megjithatë, kryqeveritari nuk ngurroi të shtojë se vendi ynë pozicionohet qartë në krah të SHBA-së dhe shteteve perëndimore.

“Ne nuk kemi asnjë problem tonin me Rusinë, nuk është një vend armik, kundërshtar dhe këtë e kam thënë në çdo instancë. As i joni dhe as i gjithë aleancës sonë. Është një vend konkurrent për arsye të njohura të gjeopolitikës. Edhe gjatë kohës që drejtonim OSBE-në, kam takuar ambasadorin rus. Kemi pasur marrëdhënie pozitive pavarësisht se kishim qëndrime të ndryshme. Çdo shans për dialog duhet shfrytëzuar maksimalisht. Ne nuk marrim përsipër role që nuk na takojnë. Jemi të pozicionuar shumë qartë në krah të SHBA-së dhe partnerëve tanë të tjerë në anën perëndimore të Europës.”,-tha Rama.



1 Comment

  1. Armiqte e Shqiperise jane dhe kane qene gjithmone KELYSHET E KUQ TE BOLSHEVIZMIT, ashtu sikurse edhe fara jote e qelbur internacionaliste e pa atdhe, o Edvin Rama!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *