• |
ide | kryesore

Vendosi lëndë plasëse në një objekt në ndërtim, arrestohet 21-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Autori i dytë, i cili dyshohet se ka vendosur lëndë shpërthyese në Shëngjin, është arrestuar ditën e sotme. Policia njofton se është vënë në pranga 21-vjeçari A. S., pasi dyshohet se më datë 19 nëntor të vitit 2020, në bashkëpunim me një tjetër person, kanë vendosur lëndë plasëse një objekti privat në ndërtim.

Për 21-vjeçarin, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *