• |
ide | kryesore

Zëdhënësi i Kremlinit paralajmëron ndezje të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë

-Instant, Lajme, Planet



Zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov është shprehur sëfundmi se situata pranë kufirit të Rusisë me Ukrainën mund të ndizet në çdo moment.

“Çdo moment [situata] rrezikon të kalojë nga informacionet për sulme, në pasoja që do të shkaktojnë një ndezje të re të luftës në afërsi të kufijve tanë,” u tha gazetarëve zëdhënësi Dmitry Peskov.

Kremlini thotë se është thellësisht i shqetësuar nga raportet për dhunën në rajonin e Donbasit të Ukrainës, të kontrolluar nga rebelët dhe thekson se po monitoron nga afër situatën.

Zyrtari i larte rus përsëriti pretendimin e Moskës se disa trupa ruse po tërhiqeshin nga rajoni kufitar, por thotë se procesi do të marrë pak kohë.

Dmitry Peskov hodhi poshtë gjithashtu raportet se Rusia po planifikon një pushtim të Ukrainës, diçka që Moska e ka mohuar vazhdimisht javët e fundit.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *