• |
ide | kryesore

Deklaratat e Lavrov, Majko i kërkon shpjegim ambasadës ruse në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pandeli Majko ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov i cili u shpreh se mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnje Hercegovina po rekrutohen për t’u dërguar në Donbas, krahinën e Ukrainës të ndarë mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.

Majko përmes një postimi në “Facebook” kërkon që të ketë një shpjegim për këtë deklarata nga ana e ambasadës ruse në Tiranë.

“Sergei Lavrov, Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse ka bërë sot një deklarim të paprecedentë për “mercenarë” shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova të cilët po dërgohen në zonën e Donbasit në Ukrainë. https://sputniknews.com/…/russia-has-info-that-mercs…

Përpara se Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë të japë shpejgime (në se do ta bëjë)… Kanali Televiziv WION i Indisë ka bërë një kronikë të vecantë për “hartën” e përkatësisë nacionale të vullnetarëve që kanë shkuar për të ndihmuar Ukrainën. https://www.youtube.com/watch?v=Z37HAQTdolo

Njeriu i mençur e bën menjëherë atë çfarë budallai e bën në fund! (Makiavel)”, shkruan Majko.

 



6 Comments

    1. hahaa pandi qe tall trapin rama neper takime e merr si lolo

      sapo degjoi pandin lavrovi u dhi …….tu qesh
      hahahahahh

  1. Po te hapni kronikat televizive te disa javeve me pare, do te shikoni nje ushtar profesionist shqiptar qe stervitet ne Ukraine bashke me forcat gjeorgjiane kundra ruseve. Besoj se do jete ‘vullnetar’

  2. Gezoje pensionin shoku Majko!
    Dil te Liqeni dhe degjo ato cunat me kitare.
    Lere Edvinin ta godase Rusine bashke me penembajtesit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *