• |
ide | kryesore

Video/ Super Tottenham: City shembet në shtëpi në minutën e 95′

-Instant, Sport, Video



Tottenham fiton një ndeshje impresionuese: 3-2 në shtëpinë e Manchester City, një rezultat që rihap plotësisht Premier League. Citizens tashmë janë vetëm 6 pikë përpara Liverpool, që priste vetëm një ‘nder’ nga Conte për të qenë në lojë për titullin kampion.

Në Etihad, londinezët e nisën fuqishëm dhe pas 4 minutash kaluan në avantazh: Kane shërbeu për Son, që pasi tërhoqi Ederson nga vetja i dhuroi një top të përsosur Kulusevskit, me ish-juventinin që me portën bosh nënshkroi 1-0. Skuadra e Guardiolës tentoi të reagojë dhe mbështetet te Cancelo, i cili pas një slalomi të shkëlqyer në zonë tentoi me të djathtën në kthesë, duke fshikulluar kryqëzimin e shtyllave. Vendasit këmbëngulën dhe në të 20′ goditën shtyllën me Gündogan, përpara se barazimin e merituar 1-1, të arrinin në minutën e 33′: Lloris i mashtruar nga prania e De Bruyne largoi keq topin e futur në qendër nga Sterling, duke favorizuar kështu majtas Gündogan që barazoi rezultatin.

Në pjesën e dytë u luajt i njëjti skenar: City sulmoi, Tottenham u përpoq t’i përgjigjet me kundërsulm. Në minutën e 59, Spurs rikthehen në avantazh: një krosim i Son është i përpiktë për Kane, i cili firmosi 2-1. Vetëm pesë minuta dhe Ederson shpëtoi rezultatin përballë sulmuesit anglez, duke mbajtur gjallë Guardiolën. Nga ana tjetër, megjithatë, Lloris u detyrua të bëjë një mrekulli ndaj Gündogan. Në minutën e 73′, ndeshja u duk se u mbyll, kur Kane kontrolloi krosimin e devijuar të Kulusevskit, duke mposhtur Ederson në shtyllën e parë, por goli u anullua për pozicion jashtë loje në fillimin e aksionit të suedezit. Në fund fati u duk se u tall me Conten, sepse Romero shkaktoi penalltinë e transformuar në minutën e 92 nga Mahrez, që barazoi rezultatin. Por pikërisht në momentin kur barazimi u duk i vendosur, erdhi goli që vendosi ndeshjen: Kulusevski shërbeu në qendër për Kane, i cili me kokë shënoi 3-2 përfundimtar në minutën e 95′. Një sukses që rinis Tottenhamin drejt zonës së Ligës së Kampionëve, ndërsa City sheh avantazhin ndaj Liverpool të zvogëlohet: Reds janë tani në -6 dhe me një ndeshje më pak se Guardiola, në humbjen e tretë në kampionat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *