• |
ide | kryesore

Basha: Rama po i bën presion SPAK-ut, prokurorët të mos tërhiqen nga arrestimet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha deklaroi se Edi Rama po i bën presion SPAK-ut që të mos arrestojë politikanët e përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Në një konferencë nga selia blu, Basha iu drejtua Edi Ramës, duke i kërkuar të heqë dorë nga presioni, ndërsa i bëri thirrje dhe SPAK-ut të mos kthejë skuadrat e arrestimit mbrapsht nga presioni, teksa i kujtoi Strukturës së Posaçme se ruhen nga amerikanët.

Lexo më tej: 

“Nuk i jep dot përgjigje, si u vodhën 430 milionë euro të shqiptarëve? Ku ishe ti o Edi Rama kur u vodhën këto lekë, me firmën e ministrave tu, të sekretarëve të tu? Ku ishe, kur vazhdojnë të paguhen paratë e shqiptarëve, që vazhdojnë edhe sot, për inceneratorët? Këtyre pyetjeve nuk iu kthen dot përgjigje, ndaj dhe po i bën presion SPAK. 

I bëj thirrje sot Ramës, hiq dorë nga presioni që po i bën SPAK. Lejo SPAK e BKH të kryejnë të gjitha veprimet hetimore, përfshirë prangosjen e atyre, që në gjendje të lirë, shkatërrojnë prova apo janë rrezik arratie.

I bëj thirrje edhe SPAK të mos intimidohet nga presioni i Edi Ramës. Paguhesh nga taksat e shqiptarëve, mbështetesh nga taksat e amerikanëve dhe evropianëve, ke mbështetjen e shqiptarëve, për të zbatuar ligjin e për të cuar para ligjit politikanët e korruptuar. Mos e hani presionin nga ky grup i strukturuar. Keni mbrojtje speciale, rroga speciale, dieta speciale nga amerikanët, vërjuni prangat e mos hani presionin. Mos i ktheni mbrapsht skuadrat e arrestimit nga presioni i Edi Ramës”, u shpreh Basha.



3 Comments

  1. O Lul kari intimidohet spaku!!!!!

    Po spaku është vetë rama or mashtrues që kërkon ta shesësh spakun si drjtësi të pavarur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *