• |
ide | kryesore

Yuri Kim e shndërroi 6 marsin në test për veten

-Instant, 1, Ide
andi bushati



Ambasadorja amerikane ka vënë bastin më me risk që ndonjë nga paraardhësit e saj kanë guxuar gjatë këtyre 30 vjetëve. Yuri Kim vendosi ta testojë popullaritetin e politikave që SHBA ka ndjekur përmes identifikimit me kandidatët e Lulzim Bashës në zgjedhjet e 6 marsit. Twitteri i saj për ata që sponsorizohen nga “Non Grata” ishte një goditje e drejtpërdrejtë ndaj të gjashtë emrave të propozuar nga “Shtëpia e Lirisë”. Më kot ambasadorja u rek ta korigjonte më pas mesazhin fillestar, duke pretenduar se “Non Grata” nuk është vetëm Sali Berisha, por gjithashtu edhe tre të tjerë. Cicërima e saj e parë qe e qartë: aty flitej për personazhe që kanë kryer sipas shtetit të saj “Korrupsion domethënës”.  

Kur përmendi kandidatët e sponsorizuar të këtyre zgjedhjeve, askush nuk imagjinoi se padroni i tyre mund të qe Adriatik Llalla, i cili është arratisur në Itali për strehim politik, madke as Tom Doshi, i cili, formalisht nuk merr pjesë në këto zgjedhje. 

Lexo me tej:

U përfol se i drejtohej Berishës me mesazhin e saj të koduar, reagon Yuri Kim

E vetmja dilemë mund të ngrihet, nëse deklarata e Kim ishte për Vangjush Dakon, që po drejton fushatën e PS-së në Durrës. Por, as kjo hipotezë nuk qëndron. Ish kryebashkiaku i listës së zezë amerikane luajti fiks të njëtin rol edhe para 25 prillit, kur mori në duar drejtimin e skuadrës së PS në këtë qark. Por, atëhere, Yuri Kim nuk pipëtiu, as për sponsorizimin në favor të kandidatit për deputet Edi Rama, as për të singjajshmit e tij Ilir Nrdaxhi, Jurgis Çyrbja, Lefter Koka apo Rahman Rahja. 

Pra, duhet të jesh idiot që të mos e kuptosh se znj. Kim mori qëndrim vetëm kundër kandidatëve që mbështet, non grata i katërt: Sali Berisha. Dhe kjo është një sjelle konstante. Ajo ka ndërhyrë në mënyrë brutale në garën e brendëshme në PD-duke marrë anën e Lulzim Bashës. 

Edhe kur lëshoi të famshmen “do hani bar” edhe kur botoi foto me kopertinën e romanit të Heminguejit: “Për kë bien këmbanat”, në kulmin e shpërthimit të foltoreve të Berishës edhe kur deklaroi: “nuk do kemi mardhënie, me një parti të drejtuar prej tij” (ndryshe nga ambasadori i BE), fiks në momentin e dorëzimit të 4800 nënshkrimeve të delegatëve për mbledhjen nga poshtë të kuvendit edhe kur porositi intervistë në Top Channel, menjëherë pas mbrojtjes që i bëri Richard Grenell Berishës, ajo është bërë pjesë e lojës brenda një force politike, në shkelje flagrante të konventës së Vienës. 

Yuri Kim futet në luftën mes dy PD-ve duke goditur Berishën: “Ne njohim Bashën”

E gjithë kjo trajektore nuk ka kaluar pa pasoja. Që kur ndoqi urdhërat amerikanë Lulzim Basha është rrokullisur keq në sondazhe nga 66% që qe para përjashtimit të Berishës, në 38% në mes të janarit (shiko këtu). Por, me surprizuesja qe një tjetër anketë e emisionit Barometër në Euronews, e cila tregonte se preferencat e shqiptarëve për SHBA-në qenë sa gjysma e atyre për BE-në (shiko këtu).  

Pavarësisht nga këto sinjale Yuri Kim ka vendosur të përveshë mëngët duke u bërë pjesë në fushatë. 

Në këtë moment kur pothuajse të gjithë e dinë se përçarja e PD-së do të nxjerrë fitues Edi Ramën, gara reale e 6 marsit është ajo që do të tregojë se kush e mban flamurin e shumicës së opozitës.

Çështja Berisha/ Soreca turbullon ujrat, me qëndrim ndryshe nga Yuri Kim

Investimi i ambasadores amerikane po shkon në këtë drejtim. Ajo po kërkon me ç’do kusht të pompojë kandidatët e dalë nga zyrat e vulës duke ulur ata që idhtarët e foltores kanë përzgjedhur me votën e tyre.

Ky është basti që Yuri Kim ka vënë për të mbështetur “zotin Luli Basha”. Në këtë mënyrë, ajo ka marrë përsipër riskun që përmes tij të testojë edhe përkrahjen për politikat e Ushingtonit në zgjedhjet e pjeshme lokale. Dhe duke qenë se në këtë garë do të votojnë afro 1/5 e zgjedhësve të të gjithë vendit, ajo duhet falenderuar, pasi në 6 mars do të kemi mundësi të vërtetojmë me numra edhe debatin idiot mes pro dhe anti amerikanëve të këtij vendi. 

©Lapsi.al

  



30 Comments

  1. Edi rama vodhi zgjedhjet e pergjithshme, e percar ose jo ai do vjedh e dhe keto dhe mundet qe ne sinkroni me jurin te percaktoj edhe kush do jet shumic opozite. nuk e pengon gje me te gjith ket pushtet

    1. Z. Andi. Me te squte te dinim. Znj. Kim nuk ka axhenda personale. Ndoshta perfitime personale po, ndonje shpi ne bregdet apo ferme apo apartament qennuk jane gje per Ramen. Porse ajo po ben punen sipas interesit te vendit qe perfaqeson. I cili ne planet e tij kerkon qe Shqiperia te jete baze per pranine amerikane ne Euro-Azi. Shume e thjeshte. Shanci i Rames qe erdhi me ndihme te Metes ne pushtet ne nje kohe kur SHBA jetesuan planin e tyre per Europen. Ndaj dhe Rama me zgjuarsi, e la Merkel ne tako dhe kaloi kah amerike. Non grata e Berishes apo keto pordhet e tjera qe leshon SHBA jane tip graniture per Ramen. Ashtu si dhe PR (public relation) qe i behet ne kembim te te qenurit ne dispozicion te SHBA. Si pagese z. Rama ka mosnderhyrjen nga SHBA ne punet dhe biznesin qeveritar te brendshem, ku perfshihet cso gje publike:para, prone apo interes. Ato Rama i disponon si ti doje bytha. A nuk e kupton se sa biznes i lire eshte per SHBA te kete te tille kukulla si Rama? I paguan me nje foto ne Washington apo me dy gisht leter non grata?
      Ndaj, mos u merr me zonje personalisht. Por investigo, shko e rremo ne DASH vete ose me ndihme te New York Times apo prestigjozeve te tjere boterore. Ose mos keput gjepura.

      1. Bushati vazhdon me stilin e tij të qëndrimeve kontradiktore.
        Nga njera anë deklarohet publikisht se si “i majtë”, ka antipati për të djathtën shqiptare e për “imperializmin amerikan” e nga ana tjetër akuzon ambasadoren amerikane se po e shfytëzokërka 6 marsin si “test për vete”.
        Ishte i pari presidenti amerikan Bajden që hodhi kushtrimin e luftës së pa kompromis kundër korrupsionit në të gjithë botën.
        Sekretari amerikan i shtetit, z.Blinken që mund të konsiderohet kryeministri i SHBA, shpalli disa politikanë nga vendet me korrupsion të dukshëm si persona non grata për vendin e tij.
        Më tej për zonën e Ballkanit perëndimor, një rajon me probleme të theksuara të korrupsionit, u ngarkua një dipllomat special si z.Escobar që i përforcoi deklaratat e presidentit e të sekretarit shtetit dhe e fundit është ambasadorja Kim , jo për “veten e saj” siç mashtrohet publiku shqiptar, por si përfaqësuese e ligjëshme e SHBA në Shqipëri.
        Mos mendoni vërtetë se Bushati quan “hero” të demokracisë Berishën ?
        Ai vazhdon ta quaje Berishën si njeriun më negativ të politikës së Shqipërisë, me kutin e tij të medësisë ekstremiste majtiste.
        Berisha u bë “hero” për Bushatin, vetëm kur ai e shpalli veten “revolucionar” e u vu kundër qeverisë amerikane.

        1. Sa i takon “ndërhyrjes” së dipllomacisë amerikane në “çështjet e mbrendëshme të shtetit të pamvarur shqiptar”, të gjithë shqiptarët e dijnë se nuk do të ekzistonte një shtet i pamvarur shqiptar pa këtë ndërhyrje, nuk do të përmbysej diktatura kriminale stalinisto- enveriste pa këtë ndërhyrje, e nuk do të kishim sot një shtet të dytë shqiptar të pamvarur si Kosova.

          1. Mos u nxitoni o shqiptarë ta paragjykoni SHBA si një mbështetëse të liderit të korruptuar Edvin Rama.
            E ka deklaruar disa herë DASH publikisht qeverisjen Rama si një qeverisje nga më të korruptuarat në botë e që nuk e lufton kriminalitetin.
            Po në politikën globale, SHBA ka disa prioritet aktuale shumë më të mëdha sesa hallet tona të Shqipërisë së vogël.
            SHBA-së i intereson që momentalisht në Ballkan të ketë mundësinë e një stabileteti formal qoftë edhe duke u mbështetur tek i korruptuari kampion Rama, mjafton që ai ti bindet kërkesave të saj në rrjeshtimet kundër Rusisë e Kinës.
            Shpallja non grata për Berishën, më shumë se një akuzë për te, është një paralajmërim për Ramën për të cilin DASH ka bërë akuza konkrete për afera korruptive.

          2. Mendoni vërtetë se SHBA e BE nuk e di që Gjukanoviçi , president i Malit të Zi, , është një politikan po aq i korruptuar sa Rama ?
            E kanë mbështetur ate vetëm se është kundër ndërhyrjes serbe e ruse e ka bërë çmos që vendi i tij të antarësohet në NATO e të hyjë në BE.
            Nëse në Mal të Zi do të fitonte një qeveri pro serbe e pro ruse, sot Rusia nëpërmjet këtij vendi do të hynte lirshëm me luftanijet e saj në Adriatik.
            Nuk ka shumë rëndësi që për disa vite në Mal të Zi apo në Shqipëri të jetë një lider i korruptuar.
            Liderët e korruptuar nuk e kanë të gjatë qeverisjen e tyre, veçanërisht kur sovraniteti i tyre kufizohet me NATO e BE.
            Po nëse në brigjet e Adriatikut do të nguleshin nëndetëset e luftanijet ruse, a kishte burë nëne që ti shkulte prej andej ?

    1. pojane superlegena po ska ideal me ameria eshte vetem biznes i jep leke rama flet si me qene zyra e shtypit e rames

  2. ARRESTOHET YMER KELLIRA,POLICIA E KAPI DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH FRROK CUPIT AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT-ZAGARET E FRUSTRUAR SEXUAL PO MBAHEN NE BIRUCE thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA SHUME SHPEJT DO TR PUBLIKOJ NJE DOSJE TE RE PER EDI RAMEN-GREG KRISTAQ RAMA BABA I ZAHOS/INCEST NE FAMILJEN E EDI RAMES PO VAZHDON ,PAS KRISTAQ RAMES TANI EDHE GREG KRISTAQ RAMA …

  3. kurva koreane e bande ambasades se krimineleve dhe kurvave ka per te marre nje .ar shqiptari ne vend te atyre te japonezeve qe ka marre e ema apo gjyshja e saj.ptuuu qelbesira qe po ndyn kete vend.

    1. Koreane koreane po sal malokun e beri te flase me vete koreanja. E beri salen te dale si endacak neper shqiperi si kukudhi

  4. Duke pare edhe sondazhet per preferencen qe shqiptaret kane ndaj SHBA, Juri Kim po e ndihmon akoma me teper Berishen per te fituar mbi “mikun e saj” Llulli Basha, per me teper qe Lluli Basha cdo dite e me teper po e betonon veten si mashtrues serial. E thene ndryshe, Kim duke mos pare rruge tjeter, por dreqos cdo gje.

  5. kandidatet e shtepise se lirise fitore te sigurte zgjethia me e mire nepermjet primareve dhe mbite gjitha jane njer ez me integritet dhe jo dllaveraxhij dhe te zgjethun nga kryetaret po nga baza e gjere

  6. Zotni doktori osht ay qy shkatrroj diktaturn ,zotni luli asht ay qy punoj perkrah doktorit dhe qy ndertoi 20000km rruge dhe autostrada dhe ura dhe tynele.Vetem bashkimi I qiktyne dy heronjve t liris,demokracis , zhvillimit do sjelli fitoren e demokracis kundra komunistit ,vuqiqit ,inqeneratorit djeges ,edvini I Zi .Rama ik Rama ik Rama ik ,doktor dhe zoti luli hajdeni t bashkur.

  7. Idiotesira Bushat,

    Te vazhdosh te pretendosh se qendrimi i ambasades amerikane (zedhenese e shtetit amerikan) eshte i njeanshem politikisht, eshte insistim idiot, qe mund ta degjojne vetem tifozet e Sales.

    Nuk ka njeanshmeri kur nje te dhjere e tregojne me gisht, se mban ere. Eshte idiotesi te pretendosh qe i dhjeri (dhe ca si ju qe e mbeshsni, me pretendimit se ky do te na sillka pastertine) nuk u dashka trajtuar si i tille, per asnjanesi politike.

    Amerikanet e kane thene qarte – lufta qe i kane shpallur Sales, nuk eshte lufte ndaj tij por ndaj pandeshkueshmerise se politikes ne Shqiperi. Ne kete moment Sala eshte perfaqsuesi me i mire i kesaj pandeshkueshmerie.

    Mbijetesa e tij nje politiken shqiptare eshte mbrojtja me e mire per te korruoptuarit e tjere – te kujtdo krahu qofshin.

  8. Ku u bere ti o rrot kari i Hysni Kapos te gjykosh ambasadoren Yuri Kim ?Ti je nje idiot qe mbijeton me 5 leke qe merr nga familja non grata dhe lef gjithe diten si kone e keqe

  9. Sa qejf qe te vdesesh demokrat dhe jo komunist.Por vdekja eshte njelloj.
    Shqiperia eshte bere nje ferr ku Saliu akoma vazhdon dhe mashtron.
    Oh sa eshte vjedhur dhe po vidhet.
    Edhe pak do te ikin te gjithe sepse edhe gazetat jane me te paguarat ne bote.
    Mjere fukarai per nje these me miell.

  10. Erdhen me ne fund edhe shoket patronazhiste. Pritej per arsyen e thjeshte se grabitje dhe shperdorim te tille te gjakut te njerezve qe cdo dite ne kohet e fundit e shtrengojne rripin nga nje vrime deri sa te veje te kockat nuk ka pare my vend as ne kohen e Saliut te 21 janarit.
    Si qenka Saliu simboli I korrupsionit kur Amerikanet e quajten burre shteti dhe dha doreheqje nga kryetar I PDse se ashtu i deshi k…
    Merita e Yurit eshte qe e futi perseri ne politike.
    Ja u ka thene Bushati: Ja ku I keni mamuthet e korrupsionit dhe ata qe nuk po lene as nje cope toke mes pallateve per ta bere helm dhe trafik tiranen.
    Eshte I vetmi vend ne Europe ku nuk behen dy lulishte mes pallateve por beton qe do e beje mut fare cilisine dhe ngarkesen me trafik dhe ne rruget e vockla te lagjeve.
    Edhe ti mor trim patronazhist I paemer qe permend Hysni Kapon..e ke nga kompleksi i barba pilos se komandantit tend poturexhi qe I pelqen ushqimi i detit cilesor nuk ha me makarona pa leke si ne France kur ishte pa breke ne bythe.
    Leket xhetona qe ngelen nga tenderat ja u hedh juve per sufllaqe.

    Gjyshi dhe gjyshja nuk zgjidhen, edhe kur ai qellin te jete Hysni Kapo.
    Ajo qe eshte plotesisht ne doren tende o I paemer I sektit te poturexhinjve eshte mos te behehesh ndyresire dhe lavire e hajduteve te tenderave.
    Prandaj ju djeg Bushati dhe ju pervlon.
    Si more legena te pafytyre nuk mbroni njerezit me keto rritje cmimesh te tmerrshme ne kete vend te mjere ku shumica Jane pa rroge os me 300 mije Leke.
    Fjala Shqipe ndyresire duhet ndryshuar ne fjalor me fjalen patronazhist!!!

    1. 17:46
      Te lumte goja dora dhe mendja.
      Por kujt t’ja thuash.
      Keta jane hijena te pangopura kopuket junior te ppsh se kurvit.

    2. Vetem idiotet e Lapsit nuk e kuptojne qe ambasadoret e vendeve si ShBA politiken e jashtme nuk e ben ambasadori por Presidenti i vendit. Disa me idiote akoma thone e duam Ameriken por duam Saliun me shume. Ndersa Bushati, si bolshevik dhe anarshist qe eshte, ferkon duart kur gjen idiote ne portalin e tij qe pellasin se gomare parulla antiamerikane nga mengjezi ne dark.

  11. Midis te tjerave ti z.Bushati thua se në 6 mars do të kemi mundësi të vërtetojmë me numra edhe debatin idiot mes pro dhe anti amerikanëve të këtij vendi. Por kjo nuk eshte e vertete . Sepse kushdo qe voton Berishen eshte nje pro amerikan i sigurt , biles me shume se nje qe voton Bashen . Shqiptareve nuk ja heq proamerikanizmin as zj.Kim e as ndonje tjeter . Ne si popull kemi shume defekte dhe te keqija por nje te mire te pamohueshme e kemi , i jemi mirenjohes amerikes deri ne vdekje . Ne me shume jemi te keqinjt e vetes sesa e te tjereve . Une mendoj se zj.Kim ka gabuar rende dhe nuk e kuptoj sepse do ti bjeri fyellit vetem ne nje brime ? Ajo gaboi me Berishen dhe tani kembengul ne budallallikun e saj . Te gabosh eshte humane por te persistosh ne gabim edhe kur e di qe ke gabuar quhet budallallik me brire .

  12. Ambasadorja/Ambasadori i USA kudo qofte ben vetem politiken e Departamentit te Shtetit!
    Harrojini sa me pare budallalleqet se ben politike te askujt tjeter sic i ka mbetur te thote Sali Berisha dhe si budallallepset te besoje edhe Andi Bushati.
    Nese Ambasadorja Kim u shpreh ndryshe nga paraardhesit e saj ne 30 vite, kjo sepse ne gare per here te pare ne zgjedhje ne keto 30 vjet, garon nje grup politik i drejtuar nga nje i shpallur NON GRATA nga Dep.Shtetit me goje te vete Sekretarit te Shtetit qe quhet Anthony Blinken, jo George Soros sic i ka mbetur ne rradake atij Kollovarit te “Shtepise Lirise”.
    Ambasadorja Kim u shpreh qarte e shkoqur para te gjithe shqiptareve, duke i dhene edhe nje shans tjeter kujdo (edhe Andi Bushatit) qe akoma gjen strehe tek Poturet e Sali Ram Berishes te ike qe andej sa pa u menderosur koke e kembe.

  13. Në mesazhe shfaqet se si Tabaku merr udhëzime nga Metaj e kjo nga dy gazetarë se çfarë pyetjesh duhet t’i drejtojë kryebashkiakut Veliaj.

    Në foto shfaqen bisedat paralele të Metajt me Tabakun dhe gazetarët Andi Tela dhe Andi Bushati, të cilët i thonë Metajt se çfarë duhet t’i thotë Tabakut, që kjo e fundit të marrë në pyetje më pas Veliajn.

  14. Ambasadori Rajerson në fushatën elektorale të Marsit 1992, u pozicionua hapur në krah të Berishës, në cdo miting, thirrje dhe fjalim ai ishte krah tij. Duke ju bërë thirrje shqiptarve që mos të votonin Partinë Socialiste të kryesuar nga Fatos Nano por të shkëputeshin nga e kaluara dhe të votonin Sali Berishën dhe partinë e tij. Kjo ishte në atë kohë politika amerikane, vizioni dhe kontributi i saj.

  15. Une e lashe qe te paragrafi pare:
    “Yuri Kim vendosi ta testojë popullaritetin e politikave që SHBA ka ndjekur përmes identifikimit me kandidatët e Lulzim Bashës në zgjedhjet e 6 marsit”

    Vetem nje kar si Bushati e ve shenjen e barazimit midis politikave te US me gushpllumat e shqupit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *