• |
ide | kryesore

Hetimi për Incineratorët/ Kryetarja e Komisionit Hetimor Jorida Tabaku shkon në SPAK

-Instant, Lajme, Të fundit



Këtë të hënë, kryetarja e Komisionit Hetimor për Incineratorët, Jorida Tabaku ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Tabaku është paraqitur në SPAK dhe pritet të zhvillojë një takim me kryetarin, Arben Krajën. Takimi i Tabakut me Krajën vjen pak ditë pasi në SPAK u paraqitën dhe u morën në pyetje për inceneratorët: kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi dhe deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako.

Nga ana tjetër, SPAK ka vënë në pranga ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka për korrupsion e shpërdorim detyre dhe ka shpallur në kërkim dy administratorët e kompanisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *