• |
ide | kryesore

Kanye West mund të përballet me akuza pas sulmit të një fansi

Paparazzi, Slider



Kanye West mund të akuzohet për sulm ndaj një fansi jashtë një lokali nate në Los Angeles. Ngjarja ndodhi në janar dhe videot u shpërndanë gjerësisht në rrjet. Burime të zbatimit të ligjit thanë për TMZ se policia pothuajse e ka përfunduar hetimin për incidentin, i cili përfshin video paparacësh dhe deklarata të dëshmitarëve. Fansi mbeti në tokë i lënduar pas sulmit nga reperi. Thuhet se ai thjesht i kërkoi një autograf atij. West nuk foli kurrë me policinë, me justifikimin se ka një axhendë të ngjeshur, raportoi TMZ. Tani ai mund të përballet me akuza.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *