• |
ide | kryesore

Putin i ‘hedh benzinë’ zjarrit, njeh pavarësinë e rajoneve rebele të Ukrainës

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Presidenti rus Vladimir Putin shpalli njohjen e pavarësisë së Donetsk dhe Luhansk, dy zona të shkëputura të Ukrainës të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia, në një fjalim televiziv drejtuar kombit. Një gjest që përfaqëson një përshkallëzim të krizës ukrainase.

Agjencia e lajmeve TASS raporton se, Kremlini ka bërë të ditur që “presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar se është gati të nënshkruajë një dekret për njohjen e pavarësisë së republikave separatiste të Donbasit”.

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron thanë se ishin “të zhgënjyer” nga vendimi i Vladimir Putin për të njohur republikat separatiste të Ukrainës lindore.

Rebelët e mbështetur nga Rusia në ato zona të vendosura në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, kanë luftuar kundër ushtrisë ukrainase që nga viti 2014, por Moska nuk i ka njohur zyrtarisht republikat e tyre të vetëshpallura.

Ukraina dhe Perëndimi kanë frikë se tani Moska mund të dërgojë haptazi forca ushtarake në zonë.



1 Comment

  1. E cuditesh.e eshte bota .putini vet ka firmosur luften kunder terrorizmit ne shkall globale. Dhe ne unitet kan akuzuar dhe ndeshkuar kedo kan dashur neper bot.tani putini kerkon .te pushtoj boten vall ky nuk eshte akt terrorist.nese se arrestojn ruset qe po con rusin te paren ne shkatrrim .ky njeri po behet shkak te rrenoj shum jet njerzore.po jo pa pergjegjsi edhe hitleri u hoq si trim sikur ban namin por perfundimi qe trishtues.uroj qe te kuptojn dhe pershtatet ralitetit dhe largohen nga padrejtesit te gjith

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *