• |
ide | kryesore

Biden i drejtohet kombit: Putin nuk na mashtron dot, do ndëshkohet rëndë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Joe Biden njoftoi se Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione të rënda financiare ndaj bankave ruse dhe oligarkëve rusë, duke deklaruar se Moska ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin ndërkombëtar duke sulmuar Ukrainën.

“Askush prej nesh nuk do të mashtrohet” nga pretendimet e Presidentit rus Vladimir Putin për Ukrainën, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara. Ai tha se sanksione të tjera mund të pasojnë nëse zoti Putin vendos të avancojë më tej.

Presidenti Biden tha se po dislokonte gjithashtu forca amerikane drejt vendeve baltike në krahun lindor të NATO-s pranë kufirit me Rusinë.

Biden iu bashkua 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët ranë dakord të martën të vendosin sanksionet e para ndaj zyrtarëve rusë për shkak të veprimeve të tyre ndaj Ukrainës.

“SHBA beson se Rusia është agresori i qartë në tensionet me Ukrainën” – tha Biden.

Ai dënoi njohjen “e çuditshme” të Putinit të dy republikave separatiste në Ukrainën Lindore, të cilën presidenti amerikan e quajti shkelje të ligjit ndërkombëtar. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Putini duhet ndeshkuar personalisht dhe ndoshta cmenduria merr fund. Them ndoshta sepse Navalny,te pakten para 7-8 vjetesh, ndoshta edhe per shkak te rolit si opozitar, ishte me i eger ne deklarime se Putini kunder pavaresise se Ukrahines.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *