• |
ide | kryesore

Nis shembja e 12 shtëpive tek ‘5 Maji’/ Banorët gjuajnë me gurë, policia hedh gazlotsjellës dhe shoqëron 3 persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Që në orët e para të mëngjesit, banorët e ‘5 majit’ po protestojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre, nga fadromat e IMTS-së. Banorët, në shenjë rezistence, kanë tentuar që të pengojnë policinë që të ndërhyjë duke refuzuar të largohen nga banesat. Ata janë përplasur edhe me policinë, ku kanë qëlluar me shkopinj e gurë.

Pavarësisht rezistencës së banorëve, fadromat e IMT-së, kanë ndërhyrë dhe po kryejnë procesin e shembjes së shtëpive. Për të shpërndarë protestuesit, policia ka hedhur gaz lotsjellës, ndërsa ka shoqëruar banorët Bekim Cerrin, Loreta Nikollin dhe Mirash Markun.

Ndërsa prisnin që t’u shembej shtëpia, vajza e banorit të shoqëruar Bekim Cerri, feston datëlindjen e mbush 5 vjeç sot. Nëna e saj ka shpërndarë ëmbëlsirë tek banorët e tjerë shpitë e të cilëve u shkatërruan këtë të martë.

 

 



3 Comments

    1. Jane tokat e pronareve te tiranes. Mjaft me malokit, toke e zanun. Jane bere te gjithe me toka e me shtepi, duke mos paguar as dritat e as ujin..Mjaft me kaq. Nuk behet politike me hajdute..

      1. O rracist.Po energjia qe shperndahet per Tiransit dhe gjithe republiken e Shqiperise dhe qe prodhohet nga liqeni i Fierzes dhe qe ka permbytur tokat e malsoreve si te duket ty.Njeri debil pa llogjike.Me mineralet e malokeve qe shiteshin jashte eshte ndertuar Tirana dhe Shqiperia o vllau i k…t

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *