• |
ide | kryesore

Ushtria ruse futet në Ukrainën lindore/ Çfarë duhet të dini për rajonet Donetsk dhe Luhansk

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti rus, Vladimir Putin njohu të hënën rajonet rusishtfolëse të Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainën lindore si shtete të pavarura. Më pas ai urdhëroi futjen e trupave ruse në këto territore. Disa orë më herët, udhëheqësit separatistë të rajoneve publikuan një video me thirrjet për shpalljen e pavarësisë. Po çfarë duhet të dini për regjionet e Donetsk dhe Luhansk, të njohura ndryshe edhe si Donbas?

Vendndodhja

Rajonet Donetsk dhe Luhansk shtrihen në Ukrainën lindore, pranë kufirit me Rusinë. Rajoni përfshin si pjesë të kontrolluara nga Kievi, ashtu edhe zona të kontrolluara nga separatistët rusë. Industritë e tyre kryesore janë minierat e qymyrit dhe prodhimi i çelikut.

Popullsia

Shumica e 3.6 milionë banorëve që jetojnë në rajonet e Donetskut dhe Luhanskut flasin rusisht, si rezultat i një migrimi të punëtorëve rusë në këto rajone gjatë epokës sovjetike të pas Luftës së Dytë Botërore. Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, Moska në vitet e fundit ka lëshuar më shumë se 720,000 pasaporta ruse për afërsisht një të pestën e popullsisë së rajonit.

Kryengritësit morën kontrollin në vitin 2014

Separatistët pro-rusë në rajonet Donetsk dhe Luhansk morën ndërtesat qeveritare në vitin 2014 dhe i shpallën rajonet si “republika popullore” të pavarura. Ky veprim pasoi aneksimin e Krimesë nga Rusia.

Luftimet

Që nga viti 2014, më shumë se 14,000 njerëz janë vrarë në luftimet në rajonin e Donbasit midis separatistëve pro-rusë dhe forcave ukrainase. Ukraina dhe Perëndimi akuzojnë Rusinë për mbështetjen e separatistëve si ushtarakisht ashtu edhe financiarisht, një akuzë që Moska e mohon.

Në mes të luftimeve, një aeroplan nga Malajzia u rrëzua mbi Ukrainën lindore në vitin 2014. Të gjithë 298 personat që ishin në avion humbën jetën. Hetuesit ndërkombëtarë arritën në përfundimin se raketa ishte ruse dhe është hedhur nga një zonë e kontrolluar nga separatistët pro-rusë. Rusia ka mohuar përfshirjen.

Pavarësia

Pasi separatistët në rajonet Donetsk dhe Luhansk morën pushtetin në vitin 2014, organizuan një votim për të shpallur pavarësinë. Deri më tani, asnjë vend nuk e ka njohur. Të hënën, Putin shpalli njohjen e pavarësisë së rajoneve pas takimit me Këshillin rus të Sigurisë.

Udhëheqësit rajonalë

Secili prej rajoneve ka presidentin e vet të vetëshpallur. Në një votim të kontestuar nga Kievi, Denis Pushilin u zgjodh në vitin 2018 për të udhëhequr të ashtuquajturën Republikë Popullore të Donetskut, ndërsa Leonid Pasechnik është udhëheqësi i rajonit separatist të Luhanskut.

Procesi i paqes

Njohja e rajoneve nga Rusia i jep fund efektivisht marrëveshjeve të paqes të Minskut, të cilat nuk u zbatuan kurrë plotësisht. Marrëveshjet, të nënshkruara më 2014 dhe 2015, kërkonin një shkallë të lartë autonomie për të dy rajonet brenda Ukrainës.

Rajonet e tjera të shkëputura

Rusia ka njohur më parë pavarësinë e dy rajoneve separatiste gjeorgjiane, Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut, pas një lufte të shkurtër me Gjeorgjinë në vitin 2008. Që atëherë Rusia ka vendosur trupa në ato rajone dhe ka ofruar shtetësinë ruse për popullsinë e tyre./VOA



2 Comments

  1. Njohja e 2 krahinave te Ukraines nga Rusia ne prag te takimit te nivelit te larte ShBA-Rusi eshte tregues se ne tavolinen e bisedimeve Putin do hedhe ndarjen e Bosnjes dhe Veriut te Kosove.
    Kjo spjegon edhe thirrjen e Vucic per gadishmeri luftarake te ushtrise e policise serbe, edhe pse e di mire qe ne Ballkan serbet nuk do te guxojne te perdorin luften si ne vitet’90.

  2. Do dali zhvillime tjera qe i deshtojn kto plane.Zoti mallerishem eshte me i mall se njerzit e paditur ligjet e tije askush nuk i sfidon tjeterson dhe anashkalon sepse jan te lillura me krijimin funksionin ekzistencen si unitet me bac te drejten hakun .masen dhe ne ket kuptim ne te gjith si krijesa njerzore.dalim peng tee mendimit fjales vepres duke u ndeshkuar nese keq dhe shperblyer nese mire sipas angazhimit dhe pergjegjsis.kemi pergjegjsi te gjith meditimin justifikimin e pergjegjsive keshillimin per mir ndalimin nga e keqa angazhimin ne dobi.e kur pajtohemi behemi hipokrit nuk angazhohemi per te justifiku pergjegjsit edhe ne mbajm pergjegjsi ne kosto na kap denimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *