• |
ide | kryesore

Mesut Özil, futbollisti sipërmarrës që po sfidon Adidas e Nike: perandoria milionere e gjermanit

-Instant, Sport



Mesut Özil njihet më shumë si një mesfushor i mirë, por jo të gjithë e dinë se ai është edhe një sipërmarrës i suksesshëm. 33-vjeçari i Fenerbahçe po ndërton një perandori të jashtëzakonshme biznesi dhe tani është në rrugën e tij për t’u bërë futbollisti i parë profesionist, që ka lançuar markën e tij të këpucëve.

Ish-lojtari i Arsenal është kreu i kompanisë së tij të veshjeve streetëear M10 dhe ekipit të tij të eSport, por ai ka një listë të madhe pronash dhe aksionesh në një kompani kozmetike dhe një ekip futbolli meksikan. Megjithatë, investimet e Özil nuk mbarojnë me kaq. Lojtari zotëron gjithashtu një zinxhir kafenesh, një laborator integruesish shëndetësorë, një klinikë sportive dhe ka një marrëveshje licencimi me një fabrikë çorapesh. Tani 33-vjeçari do të promovojë edhe markën e tij të këpucëve. Gjermani vendosi të investojë në modë, pas takimit të tij me stilistin e famshëm amerikan të veshjeve të rrugës, Bond, menjëherë pas fitimit të Kupës së Botës 2014.

Menaxheri i Özil, Erkut Sogut, në një intervistë ekskluzive për “The Sun”, zbuloi disa detaje të tjera rreth perandorisë së të asistuarit të tij: “Është shumë bukur të kesh Bond të krijojë markën tënde. Një mik në Amerikë na prezantoi dhe patëm disa telefonata në Zoom dhe Facetime dhe më pas disa takime përpara lançimit të markës M10 të Ozilit në 2015. Të krijosh dhe të rritësh markën tënde ndërkohë që je ende një sportist mund të jetë e vështirë. Por marka M10 kishte një qarkullim prej mbi 1 milion paund në vitin e saj të parë. Mesut, më pas, themeloi ekipin e tij eSports, me një objekt trajnimi të ndërtuar në Dusseldorf dhe tani po lançon këpucët e tij të futbollit”.

Lojtari tashmë ka veshur një prototip të këpucëve gjatë disa ndeshjeve me Fenerbahçen dhe është gati të fillojë t’i shesë në të gjithë botën. Çorapet do të prodhohen në selinë e kompanisë në Indonezi, afër Xhakartës. Sogut shtoi se, “Mesut është i përfshirë në dizajnimin e paraqitjes, të komoditetit dhe performancës së këpucëve M10. Ai do të fitojë para për çdo palë të shitur. Fillimisht, ato do të shiten në 14 vende të Azisë Juglindore. Bisedimet janë duke u zhvilluar për t’i shitur ato edhe në Evropë dhe më pas në botë”.

Menaxheri shpreson se M10 mund të kenë të njëjtin sukses si gama e famshme e Nike Air Jordan: “Ne duam të sfidojmë Adidas, Nike dhe Puma. Në vend që të promovonte markat e tyre, ai bëri të tijat”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *