• |
ide | kryesore

Tabaku: Rama mbrojti korrupsionin, duhet të japë dorëheqjen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit Hetimor, kryetarja Jorida Tabaku ka dhënë një deklaratë ku theksoi se u dëgjua një dëshmitar i cili mbronte korrupsionin duke kërkuar sërish dorëheqjen e Edi Ramës.

“Sot Rama dështoi të thoshte se ku kanë shkuar 430 milionë euro duke injoruar çdo ligj dhe Kushtetutën dhe refuzoi të thoshte të vërtetën. Unë nuk kisha asnjë pritshmëri. Komisioni ka provat dhe dëshmitë.

E ka parë që inceneratorët nuk punojnë por si mundet kryeministri i një vendi të vazhdojë të jetë krenar pasi ka 2 ministra në burg, duhej të ishte dorëhequr. SPAK-ut do t’i çojmë dosjen e plotë me përgjegjësitë e gjithsecilit” – tha Tabaku. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Teater qesharak dhe i neveritshem me ne krye kete shushken i organizuar i gjithi per hater te Lulit. Edhe Rama pjese e skenarit per interes te tij apo me urdher nga Ambasada. Tipari kryesor i performances ishte histeria farse e KM-se ndaj deputeteve te Bashes dhe anasjelltas, dhe nga ana tjeter nje lloj miklimi i bute ndaj atyre te Berishes ndaj te cilit kam frike se rane viktime. Nje organizim gjigand per te mbajtur ne jete me aparatura ate te cilit nuk j’u rrujt per 7 vjet per incerneratoret dhe u kujtua tani qe cdo gje ka plas sheshit dhe llokocitjet e grave te tij ne komision as nuk shtojne as nuk heqin me gje. As nuk jane te afte ta bejne pak te besueshem teatrin. Sa per kronike duhet thene qe pyetjet dhe analizen me kompetente sot e bene deputet e Berishes.

  2. ky ishte fundi i estrades qe e realizoi luli me ty mi tabake per te mos hetuar korrupcionin madhor te bere nga qeveritaret. Bravo9 RAMES ESHTE HERO ASHTU SI I DHA AI NJE DORE TE MIRE LULIT PER TE MBAJTUR ME FORCE PARTINE PA ANETAARE DHE LULI I DHA NJE DORE TE FORTE PER TE MOS DENUAR MINISTRAT E KORRUPTUAR

  3. Hajdute, mashtruese, cope mishi me dy sy, ti dhe Rama do te luftoni korrupsionin. Kjo domethene se ju do luftoni vetveten. Edhe Don Kishoti do ju kishte zili. Cou Servates se ta vrane Don Kishotin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *