“Kjo është një katastrofë për kontinentin tonë. Unë do t’i drejtohem kombit këtë mëngjes për pushtimin rus të Ukrainës. Po ashtu do të flas edhe me liderët e tjerë të G7 dhe po bëj thirrje për një takim urgjent të të gjithë liderëve të NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur.”, shkruan Jonson.

Ai konfirmoi se do t’i bënte një deklaratë kombit këtë mëngjes, siç edhe u raportua më herët, dhe do të fliste me liderët e tjerë të G7 më vonë.