• |
ide | kryesore

Orët e errëta të Europës/ Rusia nuk kursen më as civilët, bombat sjellin viktima dhe shkatërrim (VIDEO)

-Instant, Lajme, Planet



Këtë të enjte Ukraina është zgjuar nga zhurma e bombardimeve ruse që kanë sjellë panik, viktima dhe shumë shkatërrim. Edhe pse Putin ka deklaruar se civilët nuk do të sulmohen pasi sipas tij Rusia po vepron për vetëmbrojtje, sërish vala e shpërthimeve ta targetuar zonat e banuara. Shteti i Ukrainës ka raportuar për sulme me raketa pranë qyteteve më të mëdha në vend. Ende nuk është bërë një bilanc i përditësuar, por viktimat numërohen me dhjetëra.

Rojet kufitare ukrainase thanë se janë sulmuar nga artileri e rëndë, tanke dhe trupa nga Rusia.

 

Nëpër autostrada janë krijuar radhë të gjata me makina me civilë që kërkojnë t’i shpëtojnë luftës, duke u drejtuar nga qytetet perëndimore të vendit, pranë Polonisë dhe trupave të NATO-s.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *