• |
ide | kryesore

Video/ Karton i kuq, penallti, VAR e gol në minutën e fundit: Egnatia mposht Kastriotin e sheh ‘shpëtimin’

-Instant, F1, Sport, Video



Një fitore e shkëlqyer, nga ato me vlerë të dyfishtë, që nuk ia humb shijen as kartoni i kuq për Artur Maganin në minutën e 5 shtesë. Egnatia ngjitet në 22 pikë, katër nga zona e rënies e mbajtur pikërisht nga Kastrioti. Përfundon 2-1 në favor të rrogozhinasve, dueli i mbijetesës në stadiumin “Arena Egnatia”, e vlefshme për javën e 22 në Superiore e vendosur në fund nga një gol me kokë i Ademit.

Asgjë nuk ndodhi në pjesën e parë, tepër të ekuilibruar dhe pa raste të rrezikshme, me skuadrat që mendonin më tepër të mos gabonin. Greca në minutën e 7 provoi të impenjonte Pujën, ndërsa rrezikun më të madh për vendasit e krijuan vetë krutanët, që rrezikuan autogolin.

Gjithcka ndodhi në pjesën e dytë në fakt, ku skuadrat provuan ta fitonin ndeshjen dhe mundësia e parë iu dha Egnatias, me Hamitin që akordoi penallti në minutën e 57 për shkak të kontaktit mes Husein e Duranskit. Nga pika e bardhë nuk mund të gabonte Gëzim Krasniqi, duke kaluar Egnatian në avantazh. Situata përsëritet në minutën e 73 në krahun e kundërt, me prekjen me dorë të Lilës që Hamitin e vlerësoi penallti, e konfirmuar edhe nga VAR. Kaina Nunes barazoi rezultatin, duke e bërë të dukej një barazim i fiksuar, në një ndeshje të ekuilibruar.

Por gjërat ndryshuan atëherë kur poshutj askush nuk e priste. Në minutën e 90′ Ilirid Ademi devijoi saktë me kokë, në zhvillimet e një goditje dënimi, duke i dhënë fitoren Ramadanit. Në minutën e 5 shtesë Artur Magani u ndëshkua me karton të kuq për portesta, por kjo fitore e ngjit Egnatian në vendin e 7 me 22 pikë, ndërsa Kastrioti mbetet në vendin e parafundit në kuotën e 18 pikëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *