• |
ide | kryesore

Video/ Dygolëshi i parë me Juventus, Vlahovic: “Pikë me peshë, për titullin të shohim çdo të ndodhë…”

-Instant, Sport, Video



Dygolëshi i tij i lejoi Juventusit të konsolidojë vendin e katërt dhe të kthehet të mendojë për titullin. Dusan Vlahovic nuk e thotë hapur, por ndoshta e beson vërtetë. “Ne shkojmë të luajmë ndeshje për ndeshje, pastaj do të ndodhë çfarë ka për të ndodhur. Këto tre pikë peshojnë shumë sepse kemi ardhur nga dy barazime. Ishte shumë e rëndësishme të fitonim, ia dolëm dhe tani mendja është në ndeshjen tjetër”, tha serbi pas suksesit me Empolin.

Pas dy barazimeve me Atalantën dhe Torinon, bardhezitë iu kthyen fitores duke mposhtur 3-2 Empolin në javën e 27-të të Serie A: Allegri konsolidon vendin e katërt dhe rikuperon dy pikë ndaj Milanit dhe Interit. Juventus kaloi në minutën e 32-të me një goditje me kokë të Kean, por u barazuan në minutën e 39-të nga Zurkoëski. Në shtesën e pjesës së parë Vlahovic shënoi avantazhin e dytë të bardhezinjve dhe në minutën e 66-të fiksoi dygolëshin e parë si lojtar i Juventusit. Toskanët nuk u dorëzuan por mundën vetëm të ngushtonin diferencën me La Mantian (76′).

“Nëse e kam fituar Juventusin përfundimisht? Jo, sepse një person i vetëm nuk mund të dalë kurrë në dritë pa skuadrën. Gjithçka është falë ekipit. Nëse ecim së bashku dhe jemi kompakt, mund të arrijmë rezultate të shkëlqyera. Unë nuk kam qenë i mësuar me gjithë këtë, por me mendjen e duhur, qetësinë, punën dhe përqendrimin mund të bësh gjithçka. Shokët e skuadrës, trajneri, i gjithë klubi dhe gjithë njerëzit më kanë ndihmuar shumë. I falënderoj shumë dhe shpresoj që të vazhdojmë kështu”, ka shtuar ai për Dazn.

Për kthimin në Firence për ndeshjen e parë të Kupës së Italisë: “Nuk di çfarë të them. Ndjesitë janë të shumta. Le të shkojmë të luajmë ndeshjen. Siç thashë, i falënderoj për gjithçka: Kam jetuar vite të mrekullueshme. në Firence. Sigurisht që i falënderoj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *