• |
ide | kryesore

Armand Duka nuk ushtron dot detyrën e presidentit të FSHF-së: Gjykata pezullon numrin 1 të futbollit

-Instant, F1, Sport



Vetëm dy ditë përpara Asamblesë zgjedhore të FSHF, Gjykata ndërhyn edhe njëherë në cështjet e futbollit, duke pezulluar përkohësisht nga detyra presidentin, Armand Duka. Ky, në fakt, është vendimi i gjashtë kundër Federatës dhe presidentit të saj gjatë muajit të fundit, pasi institucioni që qeveris futbollin shqiptar është akuzuar zyrtarisht nga të paktën 4 shoqata rajonale për manipulim të procesit zgjedhor.

Ky vendim i Gjykatës, sipas asaj që mësohet, bëhet për t’i paraprirë kaosit të mundshëm që mund të krijohej të mërkurën, me FSHF që ka vendosur t’i zhvillojë zgjedhjet pavarësisht vendimit të Gjykatës për bllokimin e procesit. Kështu, tani që Duka nuk i ushtron dot më funksionet e tij drejtuesese në krye të FSHF-së, do të jetë më e lehtë që të respektohet vendimi i saj.

Gjykata vendosi:

1. Pranimin e kërkesës.

-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Ardian Haçi,atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

2. Pranimin e kërkesës

-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Ilir Shulku, atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

3. Pranimin e kërkesës.

-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Armando Duka, atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale”, thuhet në vebndimin e gjykatës.

Përmbaruesit kanë zbarkuar pak ditë më parë në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, për të ndaluar asamblenë e 2 marsit, e cila me vendim të Gjykatës është e pezulluar.

Asambleja e FSHF u pezullua nga Gjykata për shkak të hetimeve të nisura për manipulime me zgjedhjet, duke vendosur shtyrjen e tyre deri në hetimin e plotë të çështjes.

Përmbaruesi Basha sh.p.k ka ekzekutuar vendimin e gjykatës kundër presidentit të federatës duke ndaluar asamblenë e paligjshme që mendon të zhvillojë FSHF.

Gjykata pranoi kërkesën për sigurimin e padisë duke urdhëruar përmbarimin për ekzekutimin e vendimit.

Gjykata urdhëroi pezullimin e efekteve juridike të vendimit nr.1, datë 10.01.2022 të Komisionit të Verifikimit të FSHF-së, si dhe të çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi, për realizimin e mbledhjes së asamblesë së përgjithshme të zakonshme zgjedhore të FSHF-së, të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.

Kundërshtimi i zbatimit të saj, sipas gjykatës përbën vepër penale, duke paralajmëruar drejtuesit e lartë të FSHF-së me ndjekje penale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *