Aktori Charlie Sheen, i njohur  për rolin e Charlie në serialin “Two and a Half Men”, i është rikthyer sërish aktrimit.

Sipas ‘Page Six’. aktori, i cili nuk kamarrë pjesë në filma  që nga viti 2017 filloi xhirimet e një episodi  për serialin e shkruar dhe të prodhuar nga autori i “Entourage”, Doug Ellin.Ellin dhe Sheen u bënë miq vitin e kaluar në emisionin “Victory The Podcast”, dhe gjatë emisionit ata zbuluan se do të bashkëpunonin së bashku për një projekt të ri.Gjithashtu, pjesë e serialit pritet të jetë dhe babai i Charlie,Martin Sheen.Rikujtojmë që aktori u largua nga ” Two and a Half Man” pas një sulmi publik ndaj Chuck Lorre, krijues dhe producent ekzekutiv. Ai u zëvendësua në serial nga Ashton Kutcher. /Lapsi.al