• |
ide | kryesore

CNN: Putin nuk e kishte imagjinuar rezistencën e fortë të Ukrainës, ushtrisë i mungon nafta për të vijuar lëvizjen

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Pesë ditë pas pushtimit rus të Ukrainës , duket se gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç ishte planifikuar për Vladimir Putinin deri më tani. Sipas CNN, forcat ruse kanë hasur në rezistencë më të ashpër se sa pritej nga një ushtri ukrainase e papërgatitur dhe e paarmatosur.

Rusia deri më tani ka dështuar në marrjen e qyteteve kryesore në të gjithë Ukrainën, e as kryeqytetin Kiev. Të dielën, forcat ukrainase zmbrapsën me sukses një avancim rus në një aeroport strategjik pranë Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, i cili ka qenë nën sulm pothuajse të vazhdueshëm.

Përveç një sulmi të ashpër nga forcat ukrainase dhe civilët, pushtimi rus ka pësuar sfida logjistike , me ushtarët në vijën e frontit që kanë mungesë karburanti, municioni dhe ushqimi.

“Ata kanë probleme. Atyre u mungon nafta, ata po ecin shumë ngadalë dhe morali është padyshim një problem,” tha një zyrtar i NATO-s për forcat ruse.

Por një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane u tha gazetarëve të dielën se Rusia ka përdorur vetëm dy të tretat e fuqisë totale luftarake të aplikuar në mision, duke lënë në dispozicion një sasi të konsiderueshme forcash për të shtyrë ofensivën.

Ndërsa pushtimi hyn në javën e tij të dytë, është e pamundur të injorohet fakti se planet e Putinit janë përballur me rezistencë më të fortë sesa ai e imagjinonte ndonjëherë.



9 Comments

  1. Keta spo dine ca te genjejne me nga tanket kan humb rrugen e topkanalit te tanket me te kuqe e cnn..vari trapin lufte e sajume per delet.

  2. Cnn sajt komunist. Ruset i shesin naft ter botes spaskan naft per 300 km der ne ukraine. Okkk cnn i leshit okk 😂

  3. Ruset kanë lekuren e lemuar dhe te bute ,dhe jane femra me shumë elegance!
    Por burrat i kane lekuretrashe e pijanece si dërrat ne kohen e kurvit …
    Qe i dehnim me raki qe te mos na i gjente sekretari i paltise se lagjes grua-vajza qiri.
    Shpresojme ti cfarosi Ukraina krejt këta kopile lekuretrashe kolkoznike dhe muxhike te pagdhendurë.
    Uuuuusht fare e keqe e ruskovit.

  4. Si ne 1945 kur Rusia shpetoi boten nga krimet e Hitlerit, kam pershtypjen dhe tani do ta shpetoje nga kriminelet e viruseve dhe vaksinave. Koha do ta tregoje

  5. Sa rrena te trasha qe kepusin kta te CNN. Europa 40% te nevojave te veta me gas i ka furnizim Rus, kurse vete Ruset nuk kane nafte as per ushtrine e vet.
    NUk kam kundershtim qe per propagande edhe te genjejne, por te pakten mundohu pak, sajo nji rrene “te mire” qe te hahet, se keto rrena mufka duket sikur i ka saju ai trapi Velia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *