• |
ide | kryesore

Një derbi që vlen shumë më tepër se kaq: Milan e Inter, “luftë” nervash në San Siro

-Instant, Sport



Luhet ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë, por në lojë është shumë më tepër se kaq. Milani dhe Interi janë në një udhëkryq që mund të vlejë një sezon të tërë, sepse rezultati i mbrëmjes së sotme në San Siro padyshim do të ndikojë edhe në kampionat. Kuqezinjtë duan të përsërisin veten pas fitores së tre javëve më parë me dygolëshin e Giroud, ndërsa zikaltrit janë të etur për hakmarrje. Një çështje nervash me dy skuadrat që kanë ngadalësuar vrapimin në kampionat dhe kanë nevojë për një shtysë të re. Një nxitje vendimtare që mund të vijë sonte, edhe pse do të jetë vetëm Kupa e Italisë.

Një derbi në 360° e madje edhe Napoli vëzhgon i interesuar sepse një humbje mund të ketë pasoja të rëndësishme, siç ka ndodhur me zikaltrit në tre javët e fundit. Një ndeshje që mund t’i japë drejtim garës për titullin dhe të paktë janë ata që mendojnë për finalen e Kupës së Italisë, ndeshja e kthimit e së cilës do të luhet më 20 prill. Kështu, të gjitha energjitë janë të përqendruara në një duel që, për momentin, është më nervoz se zakonisht, për arsye që tashmë kuptohen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *