• |
ide | kryesore

Presidentja e KE-së: NATO është më e bashkuar se kurrë, Putin po gabon

-Instant, Lajme, Planet



Parlamenti Europian ka zhvilluar këtë të martë seancën e jashtëzakonshme për sulmet e Rusisë në Ukrainë.

Liderët kanë dënuar njëzëri sulmet ruse në Ukrainë.

Presidentja e KE,  Ursula von der Leyen tha se Ukraina tregoi se është në mbrojtje të demokracinë. Gjithashtu ajo shtoi se sulmi në Ukrainë është një sulm edhe ndaj Europësl. Sipas saj, nisur nga kjo, vendet europiane do të jenë më të bashkuara se kurrë, kundër agresorit rus.

Gjithashtu presidentja e KE u shpreh se duart janë të shtrira për atë pjesë të Rusisë që kundërshton luftën në Ukrainë dhe synon paqen.

“Lufta është rikthyer në Europë, 30 vite pas luftërave të Ballkanit sërish sirenat e luftës ranë në zemër të Europës. Pamjet e refugjatëve në kufirin ukrainas dhe të njerëzve që marshojnë me kilometra të tërë janë të dhimbshme. Ka filluar një bilanc viktimash pasi një lider i jashtëm vendosi që vendi i tyre nuk ka të drejtë të ekzistojë, por ne nuk do ta lejojmë të ndodhë. Ky është moment i të vërtetës. Kjo nuk është vetëm për Ukrainën, por një përplasje mes dy botëve është shprehur një prej gazetave të huaja dhe kjo është e vërtetë. Kjo është përballje mes demokracisë dhe një botë autokrate. Fati i Ukrainës është në rrezik, por edhe fati ynë po ashtu. Ne duhet të tregojmë rrugën e lirë dhe demokratike dhe kjo është forca jonë. Njerëzit kudo në Europë kanë hapur dyert e shtëpisë. Polonia, Sllovakia, Rumania kanë mirëpritur refugjatë të Ukrainës që po i largohen luftës. Ne propozojmë të aktivizojmë mekanizmin e përkohshëm të mbrojtjes për t’i dhënë një status të veçantë të gjithë refugjatëve. Ky është vetëm fillimi, ne do jemi aty për ta. Unioni ynë ka treguar një bashkim që më bën krenare, i imponoi sanksione të rënda Rusisë. Këto masa mos i merrni lehtësisht, këto sanksione do e godasin rëndë Rusinë dhe Kremlinin. Kemi sanksionuar të gjitha bankat ruse në SWIFT dhe këto vendime paralizojnë miliarda…Ne po bëjmë të pamundurën. Ne kemi mbyllur hapësirën ajrore, ne do t’i ngrijmë të gjitha asetet kudo janë dhe do konfiskojmë pasuritë e oligarkëve Rusë. Ne po mbyllim transmetimin e propagandës ruse, nuk do të kenë më mundësi të justifikojnë sulmin e paprecedent të Rusisë. Nëse Putin po kërkonte të dobësonte NATO-n ka arritur të kundërtën, ne jemi të bashkuar më shumë se kurrë dhe do të qëndrojmë të bashkuar”, tha ajo.

Më tej presidentja e KE-së tha se NATO është i vendosur për t’i bërë ballë këtij agresioni rus dhe se do të mbrojë lirinë deri në fund.

“E di që këto sanksione do të vijnë me pasoja për ne. Ne kemi duruar dy vite pandemi , por dua që të gjithë shtetasit europianë të kuptojnë faktin se ne duhet t’i bëjmë ballë këtij agresioni. Kosto e lirisë tonë vjen me një çmimin dhe ne jemi gati të përballemi. Sa i përket sigurisë energjetike, ne apeluam për vende të tjera që na furnizojnë me energji dhe morëm përgjigje pozitive. Kjo krizë po e ndryshon Europën dhe Rusia ka rritur në udhëkryq. Tashmë edhe rusët po e kuptojnë dhe po marshojnë për lirinë dhe si po përgjigjet Kremlini, duke i arrestuar.’, tha më tej ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *