• |
ide | kryesore

‘The Tinder Swindler’ Simon Leviev paditet nga familja e vërtetë e diamanteve

-Instant, Paparazzi, Slider



Simon Leviev, i njohur si “Mashtruesi i Tinderit”, është paditur miliona dollarë nga familja e vërtetë e diamanteve Leviev .

Sipas dokumentave të siguruara nga E!news’,Simon pretendonte të ishte një anëtar i familjes Leviev për tu njohur me vajza në aplikacionin e takimeve Tinder, përpara se të supozohej të merrte qindra mijëra dollarë nga viktimat e tij.”Për një kohë të gjatë, ai është prezantuar si djali i Lev Leviev ai  ka marrë përfitime të shumta (përfshirë ato materiale) duke mashtruar falsifikuar dhe lënduar gratë, burrat dhe biznese” në mbarë botën” thuhej në dokumenta. Akuzat në padi përfshijnë shpifje, cenim të privatësisë dhe shkelje të markave tregtare. Në një deklaratë për mediat, Chagit Leviev, vajza e manjatit izraelit të diamanteve  tha se padia shumë milionëshe synon të bëjë Simon (i lindur Shimon Hayut) të “përballet me drejtësinë dhe të marrë dënimin që meriton”. Gjithashtu ajo zbuloi se paratë të fituara nga padia do t’u kthehen viktimave të tij.

Dokumentari ‘ The Tinder Swindler’ i cili u shfaq premierë më 2 shkurt në Netflix tregoi se si Simon, mashtroi tre vajzat: Cecilie Fjellhøy ,Pernilla Sjoholm dhe Ayleen Charlotte për të hapur karta krediti për të, nën maskën se ai ishte në rrezik nga armiqtë brenda biznesit të diamantit. Autoritetet kanë deklaruar  se ai mund të ketë mashtruar 10 milionë dollarë nga viktimat e supozuara në mbarë botën. Gazeta The Times of Israel raporton në maj 2020, Simon u lirua nga një burg i izraelit pasi kreu pesë muaj dënim prej 15 muajsh për katër akuza të palidhura për mashtrim./Lapsi.al

'Tinder Swindler' Simon Leviev paditet nga familja e vërtetë



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *