• |
ide | kryesore

Ukraina: Ushtria ruse ka vrarë 21 fëmijë, 55 janë të plagosur

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



21 fëmijë kanë humbur jetën nga sulmet e Vladimir Putin në Ukrainë, që nga nisja e pushtimit, mëngjesin e 24 shkurtit.

Lajmin e ka bërë me dije Avokati i Popullit i Ukrainës, duke thënë se të paktën 55 fëmijë janë plagosur.

Më herët, Shërbimi i Urgjencës ukrainase tha se më shumë se 2,000 civilë janë vrarë në konflikt deri më tani.

2 ditët e fundit ushtria e Putin ka shënjestruar me raketa dhe bomba apartamentet dhe zonat e banuara nga civilë, duke marrë jetën e shumë prej tyre.



1 Comment

  1. Cerdhe e spitale kane godit dhe ne Siri keta aq sa me kujtohet qe atehere edhe ‘mjeket pa kufinj ‘ ja fshinin vendodhjen e qendrave te tyre nga frika e sulmeve. E kane taktike lufte mesa duket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *