• |
ide | kryesore

Autoritetet në Kharkiv: Bomba e predha kundër civilëve, 34 të vrarë në 24 orët e fundit

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Sulmet ruse në rajonin verilindor të Kharkivit në Ukrainë kanë shkaktuar vdekjen e 34 civilë dhe plagosjen e 285 të tjerëve në 24 orët e fundit. Kështu raportuan shërbimet e Urgjencës në këtë qytet.

“Armiku vazhdoi të godasë lagjet e banuara dhe vendbanimet me bombat e tij vdekjeprurëse, predha dhe granata e raketa”, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës (SES) në një deklaratë.

Disa dhjetëra zjarre u shkaktuan nga municionet që hynë në shtëpi dhe ndërtesa administrative, sqaroi shërbimi i Emergjencave. SES renditi një sërë sulmesh që ndodhën në rajon të mërkurën, duke përfshirë ndërtesa banimi dhe administrative, si dhe biznese. Sipas tyre, tre persona u vranë në një garazh.

“Në mesnatë pati një sulm masiv ajror në qytetin paqësor të Izyum”, i cili zgjati dy orë dhe dëmtoi një ndërtesë banimi 5-katëshe, sqaruan autoritetet. “Përveç kësaj, një sulm masiv ajror preku zonën e banimit në Saltivka. Në ndërtesat e larta të banimit, strukturat u dëmtuan,” pohuan Emergjencat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *