• |
ide | kryesore

Ekzekutimi i familjes shqiptare në Greqi, identifikohet autori

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Autoritetet helene kanë identifikuar autorin e krimit makabër që la të vdekur 4 anëtarët e familjes shqiptare në Adhravidha të Greqisë. Ai është një banor i zonës, shtetas grek, i cili sipas rezidentëve kishte pasur konflikte të vazhdueshme me çiftin e bashkëshortëve Armando dhe Maria Kloci 30 dhe 35 vjeç.

Sipas banorëve të zonës, problemet mes çiftit të bashkëshortëve dhe vrasësin e dyshuarve të tyre ishin disa transaksione parash të vonuara. Misterioz është fakti që shtëpia ku humbën jetën katër anëtarët e familjes shqiptare ishte pa energji elektrike.

Kujtojmë që rreth pasdites së të mërkurës çifti i bashkëshortëve dhe 2 fëmijët e tyre të mitur u gjetën të pajetë nga fëmija i tretë i familjes.



1 Comment

  1. Kini parasysh – gjithmone kur fillimisht theksojne per autoresine e nje vrasjeje se “eshte shqiptar”, dijeni me siguri qe eshte nje grek!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *