• |
ide | kryesore

“Futbolli nuk fitohet me shkelma, ishte e mbartur nga Korça”: Çela për sherrin para ndeshjes i kthehet së shkuarës

-Instant, Sport



“Futbolli vendoset nga episodet e detajet, megjithatë unë jam shumë i kënaqur për atë që dhanë djemtë sot, pasi komanduan lojën nga minuta e parë dhe nuk i dhanë asnjë mundësi kundërshtarit. Sa për statistikë, Skënderbeu nuk bëri asnjë gjuajtje në portë dhe unë duhet t’u them “bravo” futbollistëve, për seriozitetin e treguar në çdo seancë stërvitore dhe padyshim në fushën e lojës”. Emiljano Çela e sheh shpëtimin edhe më të arritshëm, pas fitores 1-0 ndaj Skënderbeut, me të cilin ka këmbyer vendet në renditje. Tekniku i krutanëve është sigurisht i lumtur për rezultatin e për lojën e të tijve, të cilët me ardhjen e tij në pankinë janë tjetërsuar: “Opinioni nuk pati optimizëm për ardhjen time si trajner i Kastriotit dhe shihte skuadrën tonë si favorite për të rënë nga kategoria, por këtë situatë ne e kthyem në favor, duke ndryshuar mentalitetin dhe duke arritur të ndërtojmë një grup që luan shumë mirë, i cili jep gjithçka në fushën e lojës.”

Sigurisht që nuk mund të mos përmendje sherri i fillimit të ndeshjes, madje që në tunelin e dhomave të zhveshjes, që vonoi sfidën për 5 minuta dhe solli kartonët e kuq për Didën e Bajramin. Për Celën, historia është e mbartur nga transferta e Korçës: “Unë e dija ngarkesën emocionale të lojtarëve të mi para kësaj ndeshjeje, pasi në transfertën e fundit në Korçë ka pasur probleme. Unë kam bërë një punë shumë të madhe për të ulur tensionin pa humbur agresivitetin, por pa përdorur shqelmat dhe dhunën. Më erdhi shumë keq që kjo ndeshje nisi me këtë episod. Futbolli nuk fitohet me shkelma”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *