• |
ide | kryesore

Këngëtari i njohur padit ish të dashurën për shpifje

-Instant, Paparazzi, Slider



Marilyn Manson ka paditur sv fundmi ish partneren, Evan Rachel Wood për shpifje mbi akuzat e saj për abuzim seksual.

Në ankesën, të depozituar në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit të mërkurën, Manson – emri vërtet i të cilit është Brian Warner  pretendon se Wood e paraqiti Manson-in  bashkë me Ashley Gore si “një përdhunues dhe abuzues – një gënjeshtër keqdashëse që ka prishur karrierën e suksesshme muzikore, televizive dhe filmike.  Gjithashtu në dukument thuhet se Wood dhe Gore imitonin një agjent të FBI-së “duke falsifikuar dhe shpërndarë një letër fiktive nga agjenti, për të krijuar pamjen e rreme se ‘viktimat’ e supozuara të Warner dhe familjet e tyre ishin në rrezik. Manson ka kërkuar një gjyq nga juria dhe po ashtu pretendon shkaktim të qëllimshëm të shqetësimit emocional, shkelje të Aktit Gjithëpërfshirës të të Dhënave Kompjuterike dhe Mashtrimit të Aksesit dhe imitim në internet.

Wood ishte një nga disa gra që u paraqit në fillim të vitit të kaluar me pretendime për abuzim seksual kundër këngëtarit. Në një postim në Instagram ajo shkroi: “Emri i dhunuesit tim është Brian Warner, i njohur në botë edhe si Marilyn Manson. Ai filloi të abuzonte me muakur isha adoleshente. Më  manipuluan për t’u nënshtruar. Kam hequr dorë së jetuari me frikën e hakmarrjes, shpifjes ose shantazhit. Unë jam këtu për të ekspozuar këtë njeri të rrezikshëm dhe për të thirrur industritë e shumta që e kanë lejuar atë, përpara se të shkatërrojë më shumë jetë. Unë qëndroj me viktimat e shumta që nuk do të heshtin më.”Lidhja e tre u bë publike në vitin 2007, kur ajo ishte 19 vjeç dhe ai 38. Ata u fejuan në vitin 2010, por u ndanë më vonë atë vit. Pasi dolën akuzat kundër tij, ai u hoq nga shtëpia e tij diskografike si dhe nga një rol në shfaqjen “American Gods”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *