• |
ide | kryesore

12 ditë luftë, 10 miliardë $ dëme infrastrukturore ka pësuar Ukraina

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Ukraina ka pësuar mbi 10 miliardë dollarë dëme infrastrukturore, që prej nisjes së sulmit rus më 24 shkurt 2022.

Këto janë përllogaritjet sipas ministrit të Insfrastrukturës, Oleksander Kubrakov.

Megjithatë, përtej këtij fakti, ai mendon se pas përfundimit të luftës, pjesa më e madhe e dëmeve mund të rikonstruktohen brenda një viti. Ndërsa, projektet më të ndërlikuara, në dy vjet.

Situata më kritike paraqitet në Kharkiv, nga ku vetëm të dielën, kanë ikur prej qytetit 40 mijë persona.

Autoritetet ukrainase kanë bërë një kërkesë të radhës ndaj Moskës, që të lejohen korridoret e kalimit të civilëve, por deri tani nuk ka një dakordësim konkrete mbi to, ose të paktën nuk janë respektuar si duhet.

Ministri i Brendshëm në Ukrainë, Vadym Denysenko, deklaroi se rreth 4 mijë qytetarë duhet të evakuohen ende nga rrethinat e Kievit. Ndërsa, sipas tij, Rusia po bën të pamundurën që të mos e lejojë kalimin e qytetarëve.



3 Comments

  1. 1 miliard euro ne dite i paguajne Europianet Putin per gazin ,ja mendoni ihere per sa i riparon Putin keto gjojna.Pse nuk i boni bllokade gazit rus mutoeuropian ,skeni myth me e bo ,te pakten mos ngatroni Albanine e shkrete se do na lene pa buke ruset.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *