• |
ide | kryesore

“Përse fëmijët o vrasës…”, revoltohen qytetarët ndaj “monstrës” greke që i mori jetën familjes shqiptare

Arkiva, Lajme, Të fundit



Përse fëmijët? Një turmë qytetarësh të indinjuar u mblodhën jashtë prokurorisë në pritje të vrasësit 60-vjeçar grek të familjes shqiptare Kloçi. Të dielën, i shoqëruar nga forca të shumta policore burri ka arritur për të dëshmuar në prokurori.

Me vështirësi është mbajtur larg turma e indinjuar e qytetarëve që thërrisnin “vrasës”, “monstër” ndërsa dëgjohej vazhdimisht pyetja “përse fëmijët?”; “si munde të vrasësh fëmijët?”

Sipas policisë greke, 60-vjeçari pohoi vrasjen me armë të çiftit Kloçi po nuk mbante mend çfarë ndodhi më pas dhe si veproi me dy fëmijët e mitur.

Në fund të dëshmisë për krimin pranoi krimin duke u shprehur se “Nuk ka falje për këtë që bëra”.

Ndërkaq procedura do të vijojë të martën, 8 mars, kur monstra e Greqisë do të paraqitet sërish në prokurori.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 2 marsit Armando dhe Eklaida Kloçi, së bashku me dy fëmijët e tyre të mitur u gjetën të vrarë në Andravida, Ilias të Greqis.

Sipas policisë, trupat e shqiptarit nga Lushnja, Armando dhe gruas së tij Maria, u gjetën në një rimorkio në depon e shtëpisë, ndërsa në trup kishin plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Ndërkohë që arma e zjarrit ende nuk është gjetur. Po ashtu bëhet e ditur se fëmija 3-vjeçar është gjetur i pajetë në dyshemenë e magazinës, ngjitur me rimorkion dhe 2-vjeçari u gjet i vdekur brenda në banesë.

Media greke, duke iu referuar grupit hetimor, raportuan se autori mesa duket ka pasur për qëllim zhdukjen e trupave, por nuk ka arritur të përfundojë planin e tij pasi duket se diçka e ka trembur dhe ka ikur, ndoshta edhe hyrja në banesë e djalit të madh 12-vjeçar të familjes.



2 Comments

  1. PSIKOPATET E SHOHIN NDRYSHE BOTEN KESHTU QE MOS BENI PYETJE KOT
    PER PSIKOPATIN CDO PERSON ESHTE SEND LITERALISHT

  2. PSIKOPATET E SHOHIN NDRYSHE BOTEN KESHTU QE MOS BENI PYETJE KOT
    PER PSIKOPATIN CDO PERSON ESHTE SEND LITERALISHT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *