• |
ide | kryesore

Basketbollisti flet për romancën me Kendall Jenner

-Instant, Paparazzi, Slider



Basketbollisti Devin Booke ka folur së fundmi për lidhjen e tij me modelen Kendall  Jenner.

Gjatë intervistës me ‘WSJ’, basketbollisti rrëfeu se nuk është e vështirë të jesh në një lidhje me një person të famshëm“Nuk do të thosha fort. Sinqerisht, po e shijoj jetën në maksimum dhe kjo më doli shumë lehtë sepse nuk ishte gjithmonë kështu, por ndihem sikur jam në një vend të mirë tani.Unë e dua familjen time, i dua njerëzit përreth meje dhe më pëlqen ndikimi që kam në këtë botë, brezi i ri nën mua dhe fëmijët që shikojnë tek unë”, u shpreh Devin.

Dyshja nxiti aludimet për për romancë në pranverën e vitit 2020 , por nuk e konfirmuan lidhjen e tyre derisa e bënë zyrtare në Instagram në ditën e Shën Valentinit 2021.Pavarësisht se kanë dy vite të lidhur, Jenner nuk e ftoi  Booker të merrte pjesë në  “Keeping Up With the Kardashians”.“Kendall e ka pasur gjithmonë këtë rregull – ajo thjesht ndjeu sikur duhej të ishte me dikë për të paktën një vit para se t’i lejonte të ishin pjesë e shfaqjes, sepse ajo nuk e di gjithmonë se cilat janë qëllimet e njerëzve,”  tha producentja ekzekutive Farnaz Farjam për podkastin “The Daily Dish” të Bravo qershorin e kaluar./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *