• |
ide | kryesore

Al Khelaifi ofendon arbitrat e kërcënon me jetë një punonjës të Real: sherr me grushte mes Donnarummas e Neymar

-Instant, F1, Sport



PSG humbi ndeshjen dhe mendjen në Madrid. Një pas ndeshje shumë kaotike në brendësi të Bernabeut me francezët më shumë se nervozë për eliminimin nga Champions League. Teksa Reali po festonte tri golëshin e Benzema, në dhomën e zhveshjes së parisienëve po zhvillohej një përleshje e vërtetë mes Neymar dhe Donnarummas. Sulmuesi brazilian dhe portieri italian kanë përfunduar te duart, me pjesën tjetër të lojtarëve të detyruar t’i ndajnë. Sherri lindi nga gabimet në fushë: ai i Gigios në rastin e golit të parë, ndërsa O’Ney humbi topin në rastin e golit të dytë të Blancos.

Nuk ka qenë më i qetë as presidenti i Psg Al-Khelaifi, që e kapi me arbitrin, “fajtor” se nuk e fishkëlleu faullin e Benzemas ndaj Donnarummas në momentin e golit të barazimit 1-1. Sipas rikonstruksionit të Movistar dhe Marca, numri 1 i klubit kishte mbërritur i furishëm në dhomat e zhveshjes në minutën e 90-të, duke fyer të gjithë treshen e arbitrave duke goditur me grushta dyert. Më pas, ai akuzohet se kërcënoi me vdekje një punonjës të Realit që po filmonte skenën me telefon. Pamjet më pas, me siguri, janë fshirë me ndërhyrjen dhe kërkesën e Leonardos. Për të larguar Al-Khelaifin, i cili ka hyrë edhe në zyrën e Megia Davilës, ish-arbitër dhe tashmë delegat i fushës i Realit, duket se ka ndërhyrë edhe policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *