• |
ide | kryesore

“Mbaj përgjegjësi për pjesën e parë”: Mehmeti e nis kritikën me veten dhe e përfundon te lojtarët

-Instant, Sport



“Në pjesën e parë nuk ditëm të reagojmë, në të dytën reaguam goxha mirë, fituam 11 metërsh e nuk e realizuam, edhe pse me 10 treguam forcë karakteri. Por mbaj përgjegjësi për pjesën e parë se skuadra duhet të sillet ashtu gjatë gjithë takimit”. Një Dritan Mehmeti i fryrë e nervoz ai që u shfaq në përfundim të ndeshjes, ku Partizani i tij nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 me Egnatian. Tekniku e ka me të gjithë ata që nuk e kuptojnë situatën dhe zhgënjejnë me luhatjen e lojës që tregojnë. “Duke pasur parasysh lojtarët me eksperiencë, që fillon nga ata me eksperiencë si Zhunior që luan titullar, nuk bën diferencën… Mora përgjegjësinë për pjesën e parë, e mora unë se mendova të isha në ekuilibër që të kërkoja shumë më tepër menaxhim në 1/3 e mesfushës. Duke kërkuar shpejtësi me Malën e Carën, kërkoja ekuilibër se Egnatia ka një mesfushë të mirë. Nuk rezultoi si e mendova, pjesa e dytë duhej të tregonim siç e bëmë atë që duhej të bënim çfarë dimë më mirë, edhe pse duhej të ishim më të qetë në pjesën e fundit të fushës” analizoi tekniku.

Rezerva edhe për arbitrimin, ndonëse tekniku i të kuqve nuk kërkon alibi: “Sa i përket pastaj, shumë ka pasur edhe pjesa e gjyqtarëve. Kur për një ndërhyrje të thjeshtë nxirret i kuqi për lojtar të Partizanit, shpresoj edhe për të tjerëve të mund t’u nxirrej i kuq sidomos në lojë pa top si në derbi. Nuk dua të bëhem konfliktual se duhet ta kërkoj te vetja, stafi e skuadra ime – tha Mehmeti, duke shtuar -. Ndërhyrja e Markut nuk është brutale, se po të shohësh dinamikën… Bitri nuk duhet të bëjë atë ndërhyrje, por ka ndërhyrë te topi, Bitri ka kapur edhe topin, se brutale quhet pa top. Dënoj veprimet e lojtarëve që humbën qetësinë. Lojtarët e kanë humbur se jam munduar që t’i mbaj me këmbë në tokë, jetojnë më atë që kanë bërë më parë dhe harrojnë që është e rëndësishme ndeshja e sotme. Jetojnë me mendimin se kanë mundur Egnatian apo kanë bërë mirë deri tani, kështu ndahet profesionisti nga lojtarët që kërkojnë të ecin përpara dhe të kenë këtë fanellë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *