• |
ide | kryesore

CR7, goleadori më i mirë i historisë së futbollit: “Tmerrësisht i lumtur”

-Instant, Sport



CR7 është rikthyer dhe e ka bërë në mënyrën e tij. Polemika, përjashtime, iluzione për dëmtime që ndoshta nuk ekzistonin, fraza të fshehta që sugjeronin një marrëdhënie aspak paqësore me trajnerin e tij. Pastaj del në fushë dhe bën atë që bën më së miri. Trigolësh ndaj Tottenham, i pari që kur u bashkua me United, 807 gola të arritur në karrierë (me rrjedhojë vendin më të lartë në podiumin e sulmuesve në historinë e futbollit, përpara Bican) dhe një Manchester që portugezi po e tërheq drejt një vendi të mundshëm në Champions.

Në postimin në Instagram ai e deklaron veten “jashtëzakonisht i lumtur” dhe shton se “nuk ka kufi për Manchester United”. Klubi i tij, në Tëitter, e krahason me një tjetër legjendë të sportit, Tom Brady, ndër të tjera i pranishëm në Old Trafford për të ndjekur performancën e kolegut të tij në grupin e vogël të kampionëve absolut të sportit. Cristiano është 37 vjeç dhe është ende i aftë të bëjë diferencën. Tani, brenda pak ditësh, ai ka dy objektiva të rëndësishëm për të arritur: çerekfinalet e Ligës së Kampionëve (ndeshja në transfertë kundër Atletico Madrid përfundoi 1-1) dhe një vend në Katar, ku mund të përmirësojë rekordin e tij, duke qenë se ai është i vetmi që ka shënuar në katër kampionate të ndryshme botërore. E tani të gjithë janë të paralajmëruar…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *