• |
ide | kryesore

FOTO/ Vritet mjekja ukrainase, nënë e 12 fëmijëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Ukraina do të falë, por nuk do të harrojë. Njerëzit do të kujtojnë të gjithë ata që kanë rënë si rezultat i luftës”. Kështu shkruhej në mesazhin e publikuar në Facebook nga Oleksandra Semidyanova, një vajzë ukrainase që humbi nënën e saj, Olga në luftë dhe që ka bërë xhiron e botës.

Olga ishte 48 vjeç dhe kishte 12 fëmijë, 6 prej të cilëve i kishte birësuar nga një jetimore. Ajo ishte mjeke dhe ishte angazhuar me trupat ukrainase që luftojnë kundër rusëve në rajonet e Donetsk dhe Zaporizhzhya ku shkoi për të ndihmuar të plagosurit. Për këtë, ajo u riemërua si “nëna heroinë”.

Olga ka humbur jetën në që në 3 mars, por vetëm tani lajmi u dha nga shtypi vendas. Familja e saj ende nuk ka mundur ta varrosë trupin e pajetë.

“Ne e dimë se ku është vrarë nëna ime, në cilat fshatra, por nuk dimë kujt t’i drejtohemi për ta marrë trupin në shtëpi. Nuk e dimë as në çfarë gjendje është, nëse është varrosur atje apo është dërguar në ndonjë fshat”, – tha një nga vajzat, Anna, e cila bëri një apel për këdo që mund të japë informacione.

Nuk ishte hera e parë që Olga shkonte në front. Në vitin 2014, kur filloi konflikti në Donbass, ai shpëtoi jetën e dhjetëra njerëzve. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. U prehte ne paqe Oleksandra.

    Zoti qofte me te dhe Zoti i dhente fuqi femijeve te saj.

    Zoti befte te mundur mbarimin e kesaj lufte sa me shpejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *