• |
ide | kryesore

“Turkaj apo Ignjatoviç nuk ishin në vendin e duhur”: Josa gjen përgjegjësit e humbjes me Teutën

-Instant, Sport



“Duhet të ishim shumë më të qartë në pasimin e fundit që nuk na mungoi vetëm sot. Por na ka munguar dhe në ndeshjet që kemi kërkuar rezultatin në favorin tonë. Ishte një pjesë e parë e interpretuar mirë nga ne. Në pjesën e dytë ishim konfuz përsa i përket verpimeve tona”. Mirel Josa mundohet ti japë një shpjegim rezultateve negative të pesë javëve të fundit të Lacit të tij, që ka humbur terren gjithnjë e më shumë ndaj Tiranës. Në fakt, nga humbja direkte me bardheblutë, diferenca mes skuadrave ka shkuar nga 3 pikë në 13. “Ne kemi shkuar për të marrë ndeshjet tona, dhe jo për t’i shkuar prapa Tiranës. Dhe të sigurojmë sa më shpejtë pjesëmarrjen në Europë. Mund të ketë pak stres brenda skuadrës për mënyrën si zgjidhen problemet në 30 metrat e fundit”, pretendoi Josa, edhe pse gjërat nuk janë kaq të thjeshta.

Laci kërkonte titullin dhe pas një ecurie impresionuese i shkoi fare pranë përmbushjes së misionit. Vetëm se pas disfatës me bardheblutë e Shehit, kurbinasit kanë arritur vetëm 3 pikë nga 15 të mundshme, të mundur këtë herë edhe nga Teuta, me vetëm një goditje në portë. Pikërisht aty, Josa kërkon fajtorët: “Është normale aty kemi të bëjmë me eksperiencën e lojtarëve. Atu janë shumë lojtarë që nuk kishin vendosjen e duhur në ato momente. Nëse shohim problemin e golit aty kemi qoftë Turkaj apo Ignjatoviç që nuk ishin në vendin e duhur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *