• |
ide | kryesore

Dybala nuk rinovon, lamtumirë në fund të sezonit: nuk ka akord mes menaxherit të Joya dhe bardhezinjve

-Instant, Sport



Paulo Dybala nuk rinovon kontratën dhe rrjedhimisht do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit. Ky është rezultati i takimit që u zhvillua mëngjesin e sotëm në Continassa midis drejtuesve të Juventusit – të pranishëm zëvendëspresidenti Nedved, menaxher i zonës së merkatos Cherubini dhe administratori i deleguar Arrivabene – dhe përfaqësuesve të argjentinasit menaxheri Jorge Antun dhe Carlos Novel, njeriu i sponsorizimeve të Dybalas. Takimi filloi rreth orës 11 dhe përfundoi disa orë më vonë. Nga kohëzgjatja, u kuptua se ishte një ballafaqim aspak pozitiv. Por nga ana tjetër, premisat për një ndarje mes palëve ishin tashmë prej disa muajsh. Asnjëherë, edhe vjeshtën e kaluar, palët nuk kanë qenë vërtet afër nënshkrimit të një rinovimi.

Juve, duke luajtur me ulje cmimi (por jo shumë, për të thënë të drejtën) ka zbritur në mënyrë progresive shifrat në lidhje me pagesën, duke e lidhur edhe me numrin e paraqitjeve, shenjë se dëmtimet e vazhdueshme kanë lënë gjurmë në negociata. Një qëndrim që dukshëm e bindi Dybalan se ai nuk konsiderohet më në qendër të projektit të Juventusit. Një lidhje, në fakt, që filloi në 2015 dhe është i destinuar të mbyllet në pak më shumë se tre muaj. Një finale që sigurisht nuk do t’i pëlqejë tifozët e shumtë të Joyas që e duartrokitën dje në Stadium.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *