• |
ide | kryesore

A duhen hequr dyert e blinduara/ Përplasje me tone të larta në Kryesinë e PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike e zhvilluar mbrëmjen e kësaj të mërkure ishte e para pas dorëheqjes së kryetarit Lulzim Basha. Ajo është drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj.

Lapsi.al mëson se tonet kanë qenë të larta mes anëtarëve që kanë nisur nga një propozim i Helidon Bushatit që ka kërkuar të hiqen dyert e blinduara si shenjë normalizimi në parti. Bushatit i është përgjigjur me ironi Jemin Gjana dhe ndaj tyre ka pasur tone të forta.

REPLIKAT

Helidon Bushati: Bashkimi do te duhet te jete kryefjala jone, jo vetëm në retorikë, por edhe me akte konkrete. Partia Demokratike e ka jetike rikthimin në një debat konstruktiv në një bashkëpunim të të gjitha flukseve. Si sinjal te parë unë propozoj dhe do dëshiroja që t’i kthehet normaliteti godinës dhe t’a zhveshim nga fortifikimi edhe si sinjal te pare të rikthimit në normalitet.

Jemin Gjana: Qëndrimi im përfundimtar në këtë mbledhje është ky: T’u kthehemi qëndrimeve të mëparshme të 9 shtatorit, 18 dhjetorit, 8 janarit. T’i mbajmë ose t’i rrëzojmë. Pastaj të shohim a shkohet në negociata. Nëse gjithmonë, gjënë e vendosim ne këtu dhe nuk ka skenarë të tjerë.

Enkelejd Alibeaj: Jo. Nuk ka asnjë lloj skenari. Me aq informacion sa ka.

Jemin Gjana i drejtohet Helidon Bushatit: Je familje e madhe shkodrane. S’të shkon të vish me propozime për heqje dyersh.

Helidon Bushati: Mos u merr me derën time, se të kthej përgjigje mirë, por je në moshë. Ti thuaj s’jam dakord me Helidonin, por mos më përmend derën e madhe.

Jemin Gjana: Me vjen keq se je edhe familje e madhe e Bushatllinjve dhe merresh me dyert e blinduara dhe nuk merresh me gjëra më të rëndësishme.

Helidon Bushati: Mos më cito dhe sidomos mos përmend familjen. Jep mendimin tënd, por mos më cito dhe mos bëj interpretime të opinionit tim.

Ervin Salianji: Të ndërtojmë një grup dhe zgjidhje që e bën bashkimin funksional për të gjithë ku të gjithë mund të përfaqesohen si ngjyrime. (Salianji i drejtohet Alibeajt) Duhet thirrur Këshilli Kombëtar që të të japë legjitimitetin formal. Të hiqen dyert e hekurit. Të tregojmë me simbolikë hapjen e partisë.

Gazmend Bardhi: Dyert janë të hapura.

Ervin Salianji: Dyert e hekurit qe as nuk preken me dorë ta shpifin. T’i heqim.

Gazmend Bardhi: Së pari, lidhur me blindimin e PD-së, dyert janë të hapura, dhe janë çështje të administratës. S’ja vlen te merremi në kryesi me këtë. Se dyti, për zgjedhjet e vitit 2023. Është propozuar me idenë që do pranohej nga të dy palët, duke bërë zgjedhje te bashkuar. Jam dakord edhe unë që të dalim me mesazh për bashkimin. ©LAPSI.al

 



7 Comments

  1. Dyert e blinduara, banaliteti i banaleve. E ka ngritur H. Bushati, hetojani si e ka vene pasurine vetem ne Tirane dhe do ta kuptoni qartazi kujt i sherben i korruptuali Helidon.

    1. Jemin spiun-servili i vogël, një palaço burrë, kopje e shëmtuar e Lul Bravës. Turp dhe për Berishen se çfarë mi halesh ka patur si minister e bashkëpunëtor. Ky që 1800 e bëri 5004 si kryekomisioner, një dyfytyrësh, hipokrit.

    1. Dakort jam por te merresh me dyert do te thote te merresh me sherre banale dhe te spostosh diskutimin kryesor per ceshtjen e daljes nga kriza dhe bashkimin e demokrateve.

  2. PD eshte mire ti vendoset tritol e te hillet ne ere! E pastaj te ndertohen hale publike! Salen vendoseni administrator me voten e lire ose dhe pa vote fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *