• |
ide | kryesore

Avioni privat i Miley Cyrus goditet nga rrufeja, si paraqitet gjendja e saj

-Instant, F1, Paparazzi



Këngëtarja e njohur, Miley Cyrus ka deklaruar së fundmi se ajo dhe ekuipazhi i saj janë të sigurt pasi rrufeja goditi avionin e tyre në rrugën e tyre për në Paraguaj.

“Për fansat e mi dhe të gjithë të shqetësuar pasi dëgjuan për fluturimin tim në Asunción. Avioni ynë u kap nga një stuhi e madhe e papritur dhe u godit nga rrufejaEkuipazhi im, grupi, miqtë dhe familja ime që të gjithë udhëtonin me mua janë të sigurt pas një ulje emergjente. Fatkeqësisht nuk mundëm të fluturonim në Paraguaj”, shkruajti këngëtarja në Instagram.

Krahas mbishkrimit të saj, Miley”postoi një video të motit të frikshëm si dhe një foto të dëmtimit të avionit të saj të shkaktuar nga rrufeja.Vetëm disa orë para ngjarjes, artistja performoi në Bogota të Kolumbisë.Cyrus ka performuar në të gjithë Amerikën e Jugut si pjesë e turneut të saj Miley Live. Ajo  do të performojë në Lollapalooza, Brazil më 26 mars./Lapsi.al
https://www.instagram.com/p/Cbb860UOQEP/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *