• |
ide | kryesore

“Nuk ka më infektime”/ Ministria e Bujqësisë tregon se vatrat e prekura nga gripi i shpendëve po shkatërrohen

-Instant, Lajme, Të fundit



Zëvendësministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci në konference për mediat deklaroi se nuk janë zbuluar raste të reja me gripin e shpendëve. Ndërsa vijon ende eliminimi i pulave të ngordhura, zv. Ministrja e Bujqësisë siguron se nuk ka asnjë rrezik për konsumimin e mishit dhe vezëve. Ajo theksoi se ushqimet në vendin tonë në qendrat e licencuara janë të sigurta për konsumatorin.

 “Për situatën e gripit të shpendëve nuk kemi pasur asnjë rast të ri pozitiv. Po ashtu nuk kemi pasur denoncime. Në të gjithë territorin, vijon procesi i eliminimit dhe groposjes së shpendëve të ngordhur duke zbatuar rregullat e mirëqenies së kafshëve.. Jemi në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë territorin. Ushqimet në tregun tonë janë të sigurta për konsumatorin, nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe i vezëve”, tha  Ermira Gjeci, zv. Ministre e Bujqësisë.

Në vend ka ende kafshë të gjalla që duhet të eleminohen për të ndaluar përhapjen e mëtejshme.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *