• |
ide | kryesore

Berisha zbardh takimin me Enkelejd Alibeajn: Debatuam për non-gratan, i dhashë një shembull

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha foli sot edhe për takimin me kryetarin e komanduar të PD Enkelejd Alibeaj të premten. Berisha tha se Alibeaj i kishte thënë se me të non grata PD nuk fiton, por se ai i kishte kujtuar 1997 dhe 2005 kur PD fitoi dhe ndryshoi Shqipërinë.

“Unë vlerësoj shumë frymën e pajtimit që ekziston në bazë. Ju garantoj që kjo frymë pajtimi ekziston edhe në qendër, por ndonjë problem i vogël ekziston. Para se të bëj një prononcim siç e patë ju, unë takova palën ndryshe të themi, që mendon ndryshe, para se të dal me gazetarët, këto fjalë iu thashë. Por duhet të jemi të hapur, në dialogun që pata me z. Alibeaj, po më thotë, por me ty ‘non grata’ nuk fiton PD-ja. Mirë i them unë. Prisni, do ju tregoj një histori të bukur ju. I them shiko, edhe në ‘97 nuk kishte njeri që besonte se ne do fitonim, por ja që fituam, erdhi 2005 dhe demokratët ia dolën të ndryshojnë Shqipërinë, ta anëtarësojnë në NATO”, tha Berisha.

Ai u ndal dhe tek projekti i TAP. “Beteja ime ishte antiruse. Fat i madh që nuk ishte Edi Rama se ai do e kishte pranuar 100 herë gazin rus”, deklaroi Berisha.

Duke vijuar me fitoren e PD në 2005, Berisha kujtoi dhe një takim ku i ishte kërkuar të largohej nga politika.

“Imagjinoni ju sikur unë t’i përmbahesha parashikimeve të 1998 dhe të mos bëja përpjekje të mëdha për rikthimin e PD në pushtet. Po kur më erdhi Trojka botërore, sekretari i përgjithshëm i KiE, djali i Andrea Papandreut, George dhe Volfang Shusel, mik, i solli Dan Everts një ekstremist i madh dhe qëllimi kryesor i vizitës së tyre ishte që të sillnin mesazhin që unë të largohesha nga politika. Më thirrën në zyrën e OSBE dhe më thanë që edhe për shkak të moshës…unë atëherë isha mbi 50 vjeç. I dëgjova dhe meqenëse këta e lanë George të flasë në emër të tyre, i them: në Ballkan burrë më të mençur se babën tënd nuk ka pasur. Pse më tha? Sepse i ka thënë grekëve: Zoti mos e lëntë Greqinë në duart e George.

Kjo ndodhi në 98 dhe 2005-2013 ishin vitet më të suksesshme të qeverisjes në këto 30 vite. Këtë debat siç e bëj me ju haptas, e bëra edhe me Enkelejdin, me Gaz Bardhin. Po të ishte në atë zyrë, do e takoja edhe Lul Bashën. Ne nuk përjashtojmë. Por një gjë ka, jam i detyruar të mbroj interesat tuaja. Çdo drejtues duhet të ketë parasysh zgjedhësit dhe anëtarët e PD-së. Ju ftoj të bashkohemi, të vazhdojmë këtë betejë, sa më shpejt të mbushim rrugët dhe sheshet kundër këtij regjimi”, tha Berisha.



4 Comments

  1. Shqiptaret e dine se kush je ti o malok vucidoli dhe kurre nuk do te votojne ty Mund te marresh vetem votat e nja 2000-3000 malokeve dhe katunarve te trashe qe i genjen me nga nje byrek dhe nje gote dhalle apo 5 euro cash po tjeter vote nuk merr dot Non Grata nuk do te hiqet deri sa te shkosh ne varr dhe te tjerat do ti paguajne femijet e tu te korruptuar,hajdute dhe kriminel.Amerika e di mire se egjithe kjo perplasje me Lylzim Bashen qe nje loje per ti hedhur hi syve Amerikes PO ti je shume i trashe dhe shume rrot kari te mendosh se Amerika e hengri kete loje tuajen Shume shpejt Basha do paguaj po ashtu si ty ,do shpallet non grata pasi ai ka qene dhe mbetet bashkepuntor i jot ne vjedhje dhe vrasje Do shofim gallate me ty o kar me zile qe te genjen mendja

    1. Po o sufllaqe po kshu kane thene LGBT socialiste nja tre here te tjera po gjithome “maloku” jua hypi. Yt baxhelle muti, ik bli naften 3000 lek litri e dil protesto per Ukrainen te qifsha robt. Berishes do i hani karin o kurva se i vetem ju vuri perpara e ju la si muta me rilindje, me Ramazan, me Kimete e me reptila te tjere Sorrosi.

      Se kush eshte Berisha e sa proamerikan eshte e dine gjithe elita politike Amerikane por jo pidhrobshi Sorros qe e ka bo Ameriken dhe po ben dhe boten me eliten e miliardiereve globaliste si surrati i vet.

  2. PD ka rënë në dorë të shoferit. Kur isha kryeredaktor i RD-së, atë e kisha shofer, të shoqen e kisha financiare. Ai ishte shofer i PD-së, rrinte aty për shkak të së shoqes. Ishte një njeri dru me pre, krejt i pakultivuar, ai është gjyqtari që vendos për PD-Maloku salih nuk i ka fituar asnjehere zgjedhjet o kurve shpellkari,te fundit i humbi ne 2013 duke pasur nje shtet ne dore polici shik ushtri skiftera e cakej neper rruget e shqiperise te shperndare si kopilat serbe ne ballkan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *